Komunat e Maqedonisë për tre vite kanë shpenzuar dy milionë euro për furnizim të automjeteve

Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2019, komunat kanë shpenzuar gjithsej rreth dy milionë euro ose 140 milionë denarë për furnizim të automjeteve motorike dhe kamionëve, tregon hulumtimi më i ri i Qendrës për analiza ekonomike (QAE), shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Madje 85 për qind e mjeteve të shpenzuara kanë qenë për furnizim të automjeteve motorike, ndërsa vetëm 15 për qind për furnizim të automjeteve.

“Të holla për këtë qëllim kanë shpenzuar 53 nga 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, që tregon se në mesatare një komunë në periudhën prej tre viteve ka shpenzuar 2,5 milionë denarë për furnizim të automjeteve motorike dhe kamionëve prej të cilave vetëm 396.797 denarë për furnizim të kamionëve”, thonë nga QAE.

Hulumtimi ka treguar se komunat nga rajoni i Shkupit dhe Pollogut kanë shpenzuar më shumë mjete për furnizim të automjeteve motorike në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2019 edhe atë në rajonin e Shkupit – 47,5 milionë denarë, ndërsa rajoni i Pollogut – 23 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button