fbpx

Ministri Filipçe: Nëse masat nuk respektohen, do të ketë rekomandim për ndalesë në lëvizje të banorëve të RMV-së

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë deklaroi se në qoftë se masat për mbrojtje nga Kovid-19 nuk japin rezultate, do të ketë rekomandim për restriksion në lëvizje, njofton Portalb.mk.

Filipçe tha se kapacitetet spitalorer po mbushen dhe se mjekët dhe infermieret janë nën presion. Por, ato po motivohen, punojnë dhe nuk do të ndodhë që të sëmurët nga Kovid-19 të mbeten pa kujdes mjekësor.

Për shkak të valës së pritur të vjeshtës dhe numrit të rritur të rasteve të reja, Filipçe potencoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi deri te Qeveria masa të reja restriktive si mbajtje e obligueshme e maskës në vende të hapura, ndalesë e grupimit në më shumë se katër persona pas orës 22. Janë rritur të gjithë ingerencat e të gjithë inspektorëve, që punojnë në terren dhe pakoja e restriksionit plotësues dhe ingerencat do të japin rezultate.

“Sinqerisht besoj se këto masa do të japin rezultate. Por, në qoftë se nuk japin, sigurisht se do të ketë rekomandim për restriksion në lëvizje. Fillimisht shkurtim të orarit të punës të disa subjekteve afariste, objekteve hotelierik etj., por edhe restriksion në lëvizje. Pamë se çfarë përvoja kishin disa vende të cilat shumë shpejtë i hapën kopshtet dhe shkollat. Për këtë arsye, ne nxorëm mësim nga ata, gradualisht i hapëm shkollat. Por, ato vende u ballafaquan me një rritje të shpejtë të rasteve, ngarkim të shpejtë të kapaciteteve spitalore, si në Izrael, ku e kishin të patjetërsueshme të sjellin restriksione në lëvizje. Kjo do të pasojë nëse kemi edhe më tej rritje të rasteve të diagnostikuara dhe ngarkim plotësues i kapaciteteve spitalore”, potencoi Filipçe.

Lidhur me akuzimet nga ana e opozitës, ai theksoi se vetëm përpiqen që të marrin pikë politike dhe nuk kanë kurrfarë koncepti analitik, madje as qëllim që të rekomandojnë diçka të mirë ose cilësore.

“Po të donin të ndihmojnë ata, nëse jo diçka tjetër të paktën do t’a nënshkruanin huanë. Zëvendësministrja plotësuese e Financave nuk e nënshkroi huanë e cila ishte ndihmë për sistemin tonë shëndetësor. Tridhjetë e pesë milionë euro nga Banka Botërore. Ajo është kredi të cilën nga fillimi i krizën e morën 100 vende në botë. Po ta nënshkruanin atëherë opozita në qeverinë teknike, tani kovid-qendrat mobile tani do të ishin instaluar gjithkund në shtet. Absolutisht, konsideroj se bëhet fjalë për qasje tejet joserioze. Për nënçmim të gjithë kësaj lufte, për të luajtur me shëndetin e qytetarëve. Në fakt, asnjëherë nuk kanë pasur raport serioz ndaj sistemit shëndetësor, tha Filipçe.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close