fbpx

Spitali “8 shtatori” nuk ka krevate të lira, më shumë pacientë të ri me Covid-19 janë pranuar nga Strumica

Epidemiologët paralajmëruan se nëse mbushen kapacitetet e spitaleve do të ketë kolaps të tërësishëm të sistemit shëndetësor dhe kanë frikë se situata mund të bëhet si në Itali, e cila ishte epiqendra e parë evropiane e korona virusit, kur në korridoret e spitaleve vdisnin njerëzit.

“Deri në orën 14:00 krevatet e spitaleve do të jenë tërësisht të mbushura. Nuk ka më vend. Nga mëngjesi kam pranuar shumë paraqitje telefonike që të hospitalizohen persona të sëmurë nga korona, por them se janë të mbushura. Më së shumti pacient, përveç nga Shkupi, janë pranuar nga Strumica dhe bëhet fjalë për raste të rënda. Ndërsa SPQ “8 shtatori” duhet të funksionojë me gjithë kapacitetin e tij dhe teknik edhe kadrovik për pacientë që nuk janë të sëmurë nga korona virusi”, deklaroi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, transmeton Portalb.mk.

Po ashtu, në këtë spital ka mungesë të madhe edhe të infektologëve. Pjesa më e madhe e barrës ka rënë mbi tre infektolog, të cilët së bashku me specialistët të mjekësisë interne që nga muaji mars luftojnë çdo ditë me virusin. Informata e fundit nga “8 shtatori” është se doktor Patricia Kalamaras, e cila ishte udhëheqëse e Covid-qendrës është larguar. Drejtori Kostov thotë se ajo është akoma e punësuar në spitalin “8 shtatori”, ndërsa se a do të mbetet aty varet nga vet mjekja. Risi është se nga Ministria e Shëndetësisë ka pajtueshmëri për punësim të kuadrit në këtë spital.

Momentalisht në këtë spital janë të shtrirë 42 pacientë me Covid – 19 dhe të gjithë janë me pasqyrë të rëndë klinike, tre prej të cilëve janë në respiratorë. Kapaciteti i spitalit është 55 krevate, megjithatë çdo ditë lëshohen pacientë dhe mbahet baraspesha, tha Kostov.

Klinikën Infektive në Shkup numri i personave të shtrirë vazhdimisht është standard edhe përkrah rritje së numrit të rasteve të reja. Ndërkohë, është përgatitur edhe spitali i montuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close