fbpx

Kallxo.com: Avdullah Hoti ndërron fjalët brenda 3 ditëve për dialogun

Kryeministri Hoti ka dhënë dy deklarata të kundërta sa i përket kohëzgjatjes së dialogut me Serbinë për njohje reciproke, informon shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë, Kallxo.com.

Në një konferencë për media të martën, kryeministri Avdullah Hoti tha se Kosova nuk ka zgjidhje tjetër përpos se të dialogoj me Serbinë deri në arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke edhe nëse ky proces shkon deri në 5 vjet.Mirëpo krejt ndryshe kishte deklaruar Hoti para 3 ditëve në emisionin Oxygen të Klan Kosovës, në të cilën kishte folur për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, transmeton Vërtetmatësi.

Duke e arsyetuar “moratoriumin për të mos kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, Hoti kishte thënë se në rast se brenda kësaj periudhe nuk arrihet marrëveshja, atëherë dy vendet vazhdojnë si dy vende fqinje që nuk e njohin njëri-tjetrin.

“Gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare, të punojmë, të ulemi bashkë dy palët me ndërmjetësim të Brukselit dhe Uashingtonit, që të shkojmë drejt marrëveshjes përfundimtare. Nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrijmë të përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke, ne vazhdojmë si shtet i pavarur dhe fillojmë me bashkëjetu si dy vende fqinje që se njohin njëri-tjetrin. Kaq!”, ishte shprehur Hoti në Oxygen.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një proces të gjatë të bisedimeve me njëra tjetrën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe së fundit edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht procesi i parë i dialogut ishte quajtur teknik, pastaj për normalizim të marrëdhënieve dhe ky i fundit, dialogu final për njohje reciproke.

Me këto argumente, Kallxo.com deklaratë e Hotit e vlerësoi si jokonsekuente.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close