Pas protestës, Zaev dhe Filipçe i hapën dyert për muzikantët dhe pronarët e lokaleve të dasmave dhe ato të natës

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut së bashku me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçen, pasdite kanë takuar përfaqësuesit e lokaleve të dasmave, klubeve të natës dhe përfaqësuesit e muzikantëve, transmeton Portalb.mk.

“Bisedimet kanë filluar, së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve, por të zvogëlohet dëmi ekonomik”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se përfaqësuesit e prekur e kanë përshëndetur bashkëpunimin dhe transparencën e Qeverisë, duke theksuar se janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të sjellë grupimi i qytetarëve.

“Përfaqësuesit deri te Qeveria do të dorëzojnë propozime konkrete për zgjidhje, të cilat do të shqyrtohen nga grupi profesional i Qeverisë, nga aspekti ekonomik dhe epidemiologjik-shëndetësor dhe do të ketë takime të  tjera pune”, raportojnë nga Qeveria.

Të mërkurën u organizuan protesta nga pronarët e lokaleve dhe muzikantët për kufizimet në aktivitetin e tyre për shkak protokolleve shëndetësore. “Kemi ardhur në një kolaps financiar. Objektet tona i plotësojnë kushtet dhe ne mund të sjellim protokolle më të mira pune”, kishte deklaruar në protesta Goran Arsovski, i cili u prezantua si përfaqësues i klubeve të natës në vend.

Qeveria në seancën e tetë i miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sipas të cilave, së pari, do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë. Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4. Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.

LEXO: Hoteleritë kundër masave të Qeverisë, kërkojnë protokolle të unifikuara, do të protestojnë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button