RMV, Studentët kanë të drejtë deri në fund të muajit të aplikojnë për bursën studentore

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se deri më 30 tetor të këtij vitit është i hapur konkursi për bursa studentore, transmeton Portalb.mk.

“Informohen gjithë shfrytëzuesit e bursës studentore nga vitet e kaluara akademike, të cilët I shfrytëzojnë kushtet e marrëveshjes për vazhdimin e saj, afati I fundit për sjelljen e dokumenteve në MASH është deri më 30 tetor të vitit 2020”, informojnë nga MASH.

Ministria theksoi dokumentet e nevojshme për vazhdimin e bursës, si certifikata se studentit se është regjistruar në këtë semestër (vit akademik), vërtetimin se ai ka kaluar 80%, gjegjësisht 90% e provimeve të planifikuara me sukses mesatar në përputhje me kriteret e përcaktuara për kategorinë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button