RMV, Qeveria paralajmëroi kontrolle intensive nga Inspektorët gjatë Fundjavës pa TVSH

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se gjatë fundjavës, kur do të kemi ‘Fundjavë pa TVSH”, do të ketë kontrolle intensive nga inspektorët, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e Inspektoratit gjatë kohës së fundjavës pa TVSH, do të vazhdojmë me kontrollet intensive në teren, në pjesën e respektimit të protokolleve shëndetësore dhe respektimin e çmimit të produktit”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se në lidhje me manipulimin e çmimeve, do të kryejë kontrolle Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT).

“Paralelisht ISHT, do të kryejë kontrolle intensive në lidhje me respektimin e protokolleve shëndetësore Kovid në qendrat tregtare dhe ato të vogla”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria paralajmëroi se në rast të mosrespektimit të protokolleve shëndetësore, do të ketë dënime në varësi të madhësisë së kompanisë. Kontrolle intensive u paralajmëruan edhe nga inspektoratet tjera.

“Derisa inspektorët konfirmojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë kompetenca që menjëherë të shqiptojnë ndërprerjen e aktiviteteve të kompanisë prej 10 deri 30 ditë”, sqarojnë nga Qeveria.

Ndryshe, fundjava pa TVSH po afron, kjo masë e qeverisë, nga seti i katërt, ngjalli interes të madh te qytetarët.

Siç  paralajmëroi kohë më parë Qeveria, fundjava pa TVSH do të realizohet më 10, 11 dhe 12 Tetor. Në të vërtetë do të jetë fundjavë e zgjatur, prej tre ditësh, pasi fundjavës do t’i shtohet një ditë për shkak të festës së 11 Tetorit.

Por çfarë tjetër duhet të dinë qytetarët dhe në çka duhet t’i kushtojnë vëmendje?

Një nga gjërat që duhet të dihet është se dyqani ku do të bëhet pazar, do të duhet të ketë aparat fiskal, ku saktësisht përcaktohet se çka është produkt nga Maqedonia e çka është qarkullimi i produkteve nga jashtë.

Gjithashtu, për të marrë rimbursimin e plotë të TVSH-së, qytetarët do të duhet të skanojnë faturën fiskale menjëherë, përkatësisht vetëm në ato tre ditë derisa vlen fundjava pa TVSH, e jo më pas.

Përndryshe, siç dihet, për rimbursimin e rregullt të TVSH-së, afati  për të skanuar llogarinë fiskale është 10 ditët e ardhshme pasi të bëhet blerja, por për fundjavën pa TVSH, skanimi do të duhet të bëhet më 10, 11 ose 12 Tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button