RMV i kaloi mbi 20.000 raste me COVID-19, rekord i ri me të infektuar, 6 persona ndërruan jetë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 raste të reja me COVID-19, që është numër më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, 178 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 6 persona kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.163, të shëruarve në 16.009, të vdekurve në 781, ndërkaq për momentin ka 3.373 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi (të dy të moshës 67-vjeçare), një paciente nga Tetova (72-vjeçare), një nga Manastiri (44-vjeçar), një nga Struga (62-vjeçar) dhe një nga Sveti Nikole (81-vjeçar)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 178
  • Strumicë 44
  • Prilep 20
  • Gjevgjeli 18
  • Kumanovë 18
  • Manastir 13
  • Tetovë 13
  • Koçan 10
  • Strugë 9
  • Shtip 8
  • Berovë 7
  • Kriva Pallankë 7
  • Ohër 7
  • Veles 5
  • Gostivar 4
  • Radovish 4
  • Kërçovë 4
  • Kavadar 3
  • Vallandovë 3
  • Sveti Nikole 3
  • Vinicë 2
  • Negotinë 2
  • Dibër 1
  • Probishtip 1
  • Makedonski Brod 1
  • Dellçevë 1

Të shëruarit në 24 orët e fundit

  • Shkup 61
  • Kumanovë 23
  • Strumicë 15
  • Prolep 9
  • Manastir 6
  • Kërçovë 5
  • Tetovë 5
  • Veles 5
  • Berovë 4
  • Shtip 4
  • Sveti Nikole 3
  • Kriva Pallankë 2
  • Radovish 2
  • Probishtip 2
  • Gostivar 2
  • Strugë 2
  • Dibër 1
  • Gjevgjeli 1
  • Koçan 1
  • Dellçevë 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 8088, aktiv 1432
  • Kumanovë 1854, aktiv 162
  • Tetovë 1549, aktive 188
  • Shtip 1327, aktiv 92
  • Gostivar 967, aktiv 72
  • Prilep 773, aktiv 144
  • Strugë 708, aktive 51
  • Koçan 475, aktiv 207
  • Ohër 454, aktiv 42
  • Strumicë 394, aktiv 232
  • Sveti Nikole 394, aktiv 65
  • Manastir 367, aktiv 90
  • Veles 357, aktiv 36
  • Kërçovë 347, aktiv 30
  • Dibër 292, aktiv 34
  • Kavadar 263, aktiv 47
  • Dellçevë 180, aktiv 89
  • Gjevgjeli 178, aktiv 78
  • Resnjë 167, aktiv 8
  • Kriva Pallankë 142, aktiv 45
  • Berovë 139, aktiv 53
  • Vinicë 130, aktiv 40
  • Probishtip 123, aktiv 18
  • Radovish 122, aktiv 47
  • Makedonski Brod 95, aktiv 2
  • Negotinë 64, aktiv 16
  • Demir Hisar 62, aktiv 2
  • Vallandovë 60, aktiv 45
  • Pehçevë 46, aktive 3
  • Kratovë 26, aktiv 2
  • Krushevë 20, 1 aktiv

Në 24 orët e fundit janë bërë 2.267 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 203.779 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button