Bullgaria nuk lëshon pe, Zaharieva: Nevojitet që Maqedonia e Veriut t’i njohë realitetet historike

Sofja zyrtare nuk lëshon pe nga kërkesat e saj për zgjidhjen e çështjes së identitetit dhe gjuhës maqedonase. Këtë e ka bërë të qartë edhe njëherë sot ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva e cila pas takimin e ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut të realizuar në Sofje, Bujar Osmani, u tha gazetarëve se është koha që Maqedonia e Veriut ti njohë realitetet historike, transmeton Portalb.mk.

Zaharieva tha se Bullgaria e para e ka pranuar pavarësinë e vendit dhe ka pranuar shumë herët realitetet moderne politike. Ajo ka shtuar se vendi i saj çdoherë ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua mohuar të drejtën e vet identifikimit të qytetarëve të saj.

“Për këtë është papërshtatshme të propozohen çështje në drejtim të kundërt, si mes qytetarëve të të dyja vendeve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Ashtu siç Bullgaria i ka njohur realitete historike moderne, tani nevojitet që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i njohë realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”, shtoi Zaharieva.

Bullgaria, sipas Zaharievës, nuk dëshiron asgjë më shumë se përmbushjen e klauzolave në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, siç është klauzola për gjuhën maqedonase.

“Ne duam që klauzola e gjuhës në marrëveshjen tonë të reflektohet në të gjitha dokumentet midis të dyja palëve. Nuk kemi kërkesa të reja. Bëj apel dhe shpresoj se problemet nuk do të krijohen atje ku nuk janë”, tha Zaharieva.

Në takimin mes dy ministrave, po ashtu u tha se, komisioni i përbashkët i dy shteteve për çështjet e historisë, pas një pauze njëvjeçare, do ta vazhdojë punën më 15 dhe 16 tetor. Ky komision ka dalë nga Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, me qëllim që të zgjidhen dallimet mes dy vendeve në lidhje me ngjarjet dhe figurat historike. Puna e komisionit është bllokuar kryesit rreth çështjes së Goce Dellçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button