Kujdesuni për shëndetin mental, jo vetëm për atë fizik

Miliona njerëz në vit vuajnë nga shëndeti mental, e veçanërisht në këtë periudhë prej kur është shfaqur COVID-19, njofton Portalb.mk.

Në disa muaj të fundit bota aktivisht po lufton kundër shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe personat profesional po punojnë me vështirësi për gjetjen e zgjidhjes për mbrojtje të shëndetit fizik. Por, ndryshimet që i shijuar në këtë periudhë dhe sfidat me të cilat jemi përballur nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në shëndetin metal.

“Kjo është tema që shpesh e anashkalojmë dhe shoqërohet me rritje të stigmatizimit dhe me paragjykime. Shëndeti mental është me rëndësi të madhe për funksionimin tonë të përditshëm dhe për kualitetin e jetës që e kemi. E kemi të njohur se miliona njerëz dhe familje të tyre nëpër botë vuajnë prej dëmtimit të shëndetit mendor dhe çrregullimeve mendore”, tha dr. Stjan Bajraktarov, kryetar i Komisionit Nacional për Zhvillim të Shëndetit Mental, me rastin e 10 Tetorit – Ditës së Shëndetit Mental.

Ai shton se si persona profesional bëjmë përpjekje të konsiderueshme për gjetjen e zgjidhjeve inovative në adresimin e problemeve të shëndetit mental në këtë periudhë të rëndë.

“Në vitet e fundit kemi bërë zhvillim të ndjeshëm, me investime të mëdha para se gjithash në personelin mjekësor, por edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe mundësi për trajtim, me ndihmë aktive nga Bashkimi Evropian, OBSH, UNICEF dhe nga institucionet tjera të rëndësishme. Të gjithë aktivisht të përfshihen në mbështetje të shëndetit mendor te vetja e tyre, familjet e tyre, miqtë, kolegët, komunitetet dhe të mundohemi që kujdesi dhe mbështetja të jetë e qasshme deri te të gjithë”, shtoi Bajraktarov.

Statistikat tregojnë se 1 në 6 persona në Evropë jetojnë me probleme lidhur me shëndetin mental. Gjithashtu, gjysma e evropianëve të paktën njëherë në jetë, janë shijuar probleme me shëndetin mental.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button