“Tiff Oda”- Filmat do të shfaqen në dy forma, festivali fillon sot në Tetovë (VIDEO)

Nga sot në ora 19:00 deri me datë 15 tetor në pallatin e kulturës në Tetovë do të mund të ndiqen gjithsej 15 filma me regjisor të kalibrit evropian dhe atij nacional. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tiff Oda” edhe pse në kushte pandemie, arriti të mbaje të gjallë frymën e filmit në qytetin e Tetovës dhe më gjere, kështu duke organizuar këtë festival përkundër vështirësive gjatë rrugës, shkruan Portalb.mk.

“Tiff Oda” gjatë 9 viteve të fundit vazhdimisht në muajin tetor-dhjetor ka mbajtur të gjallë famëdashësit e rajonit të pollogut dhe më gjerë, e këtë vit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme dhe jo aq të lehta për të organizuar një festival, organizatorët e këtij festivali ia dolën që dhjetëra filma, shumë premiera të shfaqin para publikut tetovar dhe më gjerë.

Berat Aasni është një prej organizatorëve kryesor të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “Tiff Oda”, ai tregoi mënyrën se si këtë vit do të funksionoje ky festival dhe shtoi se me përzgjedhjen e filmave, janë munduar ti përshtaten çdo nacionaliteti, grup moshë apo kategorie tjetër të njerëzve.

Berat Asani nga "Tiff Oda".
Berat Asani nga “Tiff Oda”.

“Këtë vit, në kushte pandemie kemi dy lloje të shfaqjes së filmave edhe atë formën online dhe me prezencë fizike, ku në filmat që do të jepen me prezencë fizike do të ketë edhe protokolle që do të duhet të respektohen si dhe shkurtim të auditorit ndërkaq online do të mund të kyçet çdokush. Këtu bëjnë pjesë filmat të metrazhit shkurt, flitet për filma nga gjithë Evropa dhe bota, gjithsej 40 shtete dhe 50 filma të metrazhit shkurtë ku juria jonë do të përzgjedh çmimet kryesore për këtë” theksoi Berat Asani nga “Tiff Oda”.

I njëjti tha se ka hasur në shumë vështirësi në organizimin e këtij festivali, megjithatë, sipas tij “Gjithmonë është kënaqësi që publikut tonë ti sjellim sa më shumë premiera dhe jam falënderues të gjithë autorëve që i kanë besuar festivalit tonë që për herë të parë në trojet tona të shfaqen filmat e tyre”

Ndërkaq sipas profesorit në Fakultetin e Artit Dramatik, Afrim Spahiu, është e rëndësishme që të gjithë ata që e duan filmin të vijnë këtë javë në teatër dhe të ndjekin filmat e përzgjedhur mirë nga organizatorët e festivalit, të cilët sipas tij, kanë bë një punë të shkëlqyeshme edhe përkundër vështirësive të mëdha në kohë pandemie.

Afrim Spahiu.
Afrim Spahiu.

“Rrugëtimi që ka filluar ka marrë rrugëtimin e mbarë, përkundër të gjitha probleme që i kemi ne si shoqëri ngërtheu edhe një problem i madh siç është ky me pandeminë, natyrisht ka ndikuar edhe në sferën e kulturës, por duke parë guximin dhe angazhimin e trupës organike të festivalit ja kanë dalë të realizojnë një tërësi apo koncept të filmave për një festival modest por shumë të fuqishëm. Tiff Oda çdo vjet ka një hije të re, një frymë dhe dritë të re, sivjet gërshetimi e merr fuqinë më të madhe ngase po hapet edhe një degë e vogël e festivalit, kujtesa, dhe në këtë kujtesë përmendet një nga autorët më të mëdhenj që ka pasur ish Jugosllavia, Bekim Fehmiu, i ndjeri në kohën e vetë ka realizuar një film të mrekullueshëm i cili i ka hapur dyer edhe kinematografisë jugosllave. Të gjithë ata që e duan pak filmin, e kanë derën e hapur, të urdhërojnë, të vijnë dhe të shohin filmat, lirisht të kritikojnë, fjala kritike nuk është negative por përkundrazi ndihmon shumë” theksoi në mes të tjerash profesori Afrim Spahiu.

Cila është përzgjedhja e organizatorëve për këtë edicion?

Nga gjithsej 3167 filma të cilat kanë konkuruar për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Tiff Oda”, gjithsej janë përzgjedhur 65 filma nga të cilët 50 do të konkurrojnë me njëra tjetrën për çmime të ndryshme. Filmat janë nga 122 shtete nga e gjithë bota.

Këto janë kategoritë dhe filmat e përzgjedhura:

  • Cine Balkan Panorama (Film me metrazh të gjatë):
  • Zana – Antoneta Kastrati – Kosovë / Shqipëri – 97 ’
  • Liqeni im – Gjergj Xhuvani – Shqipëri / Maqedonia e Veriut – 100 ’
  • Muzgu i Tetovës – Biljana Garvanlieva – Maqedonia e Veriut – 63 ’
  • Cirku fluturues – Fatos Berisha – Kosovë / Shqipëri / Maqedoni e Veriut – 115 ’
  • Verë e paharrueshme – Besnik Bisha – Shqipëri / Maqedonia e Veriut – 90 ‘

Cine Panorama Evropiane:

  • Mërgimi – Visar Morina – Gjermani / Belgjikë / Kosovë – 121 ’
  • Një Raund tjetër (Druk) – Thomas Vinterberg – Danimarkë – 115 ’
  • Një përrallë e tre motrave – Emin Alper – Turqi / Gjermani / Hollandë / Greqi – 108 ’
  • Si të jesh një grua e mirë – Martin Provost – Francë – 109 ’

Shfaqja speciale:

  • Liqeni – Fatos Lumani, Bajram Bajrami – Maqedonia e Veriut – 15 ’
  • Nezo – Merita Çoçoli – Maqedonia e Veriut – 52 ’
  • Romeo dhe Xhulieta – Sabedin Selmani, Berat Asani – Maqedonia e Veriut – 20 ’
  • Panorama e fëmijëve Cine:
  • Pinocchio – Matteo Garrone – Itali / Francë / Mbretëri e Bashkuar – 125 ’
  • Hacker – Poul Berg – Danimarkë – 97 ’
  • Cine Retro Panorama:
  • Unë madje takova ciganë të lumtur – Aleksandar Petrovic – Ish-Jugosllavi – 94 ’(Në nderim të Bekim Fehmiut)
  • Kino Mobile (Kinema me ajër të hapur) – Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë
  • Djali Phantom – Jean-Loup Felicioli, Alain Gagnol – Francë – 84 ’
  • Historia e pabesueshme e dardhës gjigante – Philippe Ainstein Lipsky, Jurgen Lerdam dhe Amelie Nessby Fick – Danimarkë – 84 ’
  • Gangster i Vogël – Arne Toonen, Arent Jack – Hollandë – 102 ’

Fito Panorama:

Kjo kategori përfshin: Fiksion i Shkurtër, Dokumentar i Shkurtër, Animacion i Shkurtër, Filma studentorë nga të gjitha vendet e botës! (Në garë)

Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër

Dokumentari më i mirë i shkurtër

Animacioni më i mirë i shkurtër

Filmi më i mirë studentor

  • Fito Panorama – Fiction i Shkurtër:
  • DA YIE – Anthony Nti – Gana / Belgjikë – 20 ’
  • Provat – Lum Radoniqi – Kosovë – 20 ’
  • HARBOR – Paul Marques Duarte – Francë – 25 ’
  • Identiteti – Erman Memedi – Maqedonia e Veriut – 24 ’
  • NDIKIMI – Hector Romance – Andorra – 15 ’
  • DUA Fqinjin tënd – Amanda Aagard, Alexander Toma – Suedi – 15 ’
  • 1 NOVNTOR – Charlie Manton – Mbretëria e Bashkuar – 25 ’
  • Salloni – Zgjim Terziqi – Kosovë – 14 ’
  • Dantella këpucësh – Iuliia Tamtura – Ukrainë – 6 ’
  • SIN CIELO – Jianna Maarten – Shtetet e Bashkuara – 25 ’
  • STICKER – Georgi M. Unkovski – Maqedonia e Veriut – 19 ’
  • Kati i 4-të – Pedram Ganji – Iran – 18 ’
  • Foshnja – Ben Apolloni – Maqedonia e Veriut – 15 ’
  • FAMINA E KOKAJNIT – Sam McMullen – Irlandë – 13 ’
  • BISEDA – Daniel Paida Larsen – Norvegji – 10 ’
  • The Kestrels – Szabó Szonja – Hungari – 17 ’
  • Imazhi i fundit i babait – Stefan Djordjevic – Serbi / Greqi / Kroaci / Slloveni – 20 ’
  • Pasagjeri – Alexander Bruckner – Austri – 18 ’
  • PIKA E PRESIONIT – Luka Knezevic – Republika Çeke – 20 ’
  • ?????? – Andrea Gatopulos – Itali – 15 ’
  • Win Panorama – Dokumentar i Shkurtër:
  • (M) Orfeu – Paul Levit – Spanjë – 3 ’
  • 65 Trëndafila – Murat Zherka – Maqedonia e Veriut – 16 ’
  • Një muzikant bohem – Rochak Sahu – Indi – 13 ’
  • AVATARA – Nadav Harel – Izrael – 25 ’
  • Njeriu i fluturave – Enis Manaz – Turqi – 5 ’
  • Loja e Dima – Oussayma Canbarieh – Kanada – 24 ’
  • Font of Infamy – Savvas Constantinou – Qipro – 9 ’
  • Nëna – Vitali Gaidarji – Moldavia – 19 ’
  • Jona – Sead Šabotić – Mali i Zi – 15 ’
  • Rendrrat e karantinës – Elvina Nevardauskaite – Lituania – 7 ’
  • Zërat e Burrave – Jonny White – Mbretëria e Bashkuar – 11 ’
  • Fletët e bardha – Pandeli Ceco – Shqipëri – 5 ’
  • Trio – Agnese Laposi, Benjamin Bucher – Zvicër – 23 ’
  • Nën një qiell të ndritshëm – AHMED MÜCAHID AYDOĞAN – Siri – 13 ’
  • PSE N MN GJITHMON QAN – Karmen Obrdalj – Bosnjë dhe Hercegovinë – 15 ’

Win Panorama – Animacion i Shkurtër:

  • BESIMI I VOGT – MAAC POWAI – Indi – 3 ’
  • Úōkdúō – Matilde Camacho, Filipa Fernandes – Portugalia – 3 ’
  • Akti Final – Miguel Amendola-Borrallo, Clara Obeidi, Yohan Gantelet, Lucie Krencker, Geoffrey Rakotoarisoa, Antonin Géral-Ariès – Francë – 8 ’
  • Miles to Fly – Kua Soo Kuan – Malajzi – 7 ’
  • Monachopsis – Kim Aleksander Strandli – Danimarkë – 4 ’
  • Fito Panorama – Studenti:
  • Një moment dashurie – Julian Rachev – Bullgari – 30 ’
  • Candles Appleles – Hana Bucalija – Kosovë – 9 ’
  • Grace – Arian Selimi – Maqedonia e Veriut – 10 ’
  • Zemrat Neon – Ana Jakimska – Maqedonia e Veriut – 16 ’
  • Hijet Bërthamore – Marek Leszczewski – Poloni – 15 ’
  • Refugjat nga Gabimi – Andre Diwisch – Gjermani – 30 ’
  • Rinisni – Julian Tałandziewicz – Poloni – 20 ’
  • THEREZE – Fabiana Serpa – Zvicër – 30 ’
  • Twisted – Batuhan Ibrahim – Maqedonia e Veriut – 18 ’
  • WIKI – Veronica Andersson – Poloni – 29 ’
Filmat në "Tiff Oda 9"
Filmat në “Tiff Oda 9”

Ndryshe, ky festival sot do të hapet në ora 19:00 me filmin “Exile” me regji të Visar Morinës nga Republika e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button