Fjolla Ibraimi: Liri është të thuash JO për gjërat që s’do ti bësh!

Liri është të thuash jo për gjërat që s’do ti bësh, ishte ky mesazhi i këngëtares nga Tetova, Fjolla Ibraimi në intervistën e realizuar nga Portalb. Një këngëtare me vlera të veçanta e cila që kur ishte 12 vjeçe ka marrë pjesë në spektaklin e quajtur “Gjeniu i Vogël”, si dhe nëpër gara muzikore në Bullgari dhe në “Top Fest” ku dhe është përgëzuar me nga një çmim. Fjolla në intervistë përveç  sferës së muzikës tregoi edhe eksperiencat e saja në sfera të tjera.

Fjolla Ibraimi


Ju keni qenë pjesë e spektaklit të quajtur “Gjeniu i Vogël”, a ishte kjo si një nismë për ju në sferën e muzikës?

Gjeniu i vogël për mua ka qenë fillimi i këndimit me një seriozitet më të lartë, mund edhe ti themi si nisma e parë më rëndësishme, ku unë 12 vjeçe nuk e kuptoja rëndësinë e vërtetë por që pa Gjeniun ndoshta kjo Fjoll s’do të ishte kështu.

Çmimi “The Grand Prix” në Bullgari

 

Cila ka qenë një prej eksperiencave të tua më të bukura në muzikë?

Më e bukura është rënd për tu përzgjedhur, muzika te mbledh gjithmonë me një ambient të bukur , një ndër momentet mbresëlënëse mund të them që ishte konkurrimi në garën internacionale në Bullgari, ku njoftova njerëz nga më të ndryshmit si dhe u përgëzova me çmimin Grand Prix.

 

Fjolla Ibraimi gjatë periudhës së pandemisë

Sa ka ndikuar pandemia e Covid-19 te ju, pasi i gjithë vendi ishte në karantinë ju a keni pasur shumë anulime të mbrëmjeve festive?

Covid-19 si gjithë të tjerët edhe neve artistëve na ndaloi mbi të gjitha muzikantët ishin të parët që u ndaluan, kemi pasur shumë anulime vazhdojmë të kemi por shpresoj qe shumë shpejt të kryhet dhe të kthehemi në normalitet.

 

Fjolla Ibraimi

Përveç muzikës ju merreni edhe me diçka tjetër madje dhe keni studiuar një drejtim të ndryshëm nga muzika, për ata që se dinë a mund të tregoni se me çfarë?

Përveç muzikës unë merrem edhe me rregullimin e thonjve përndryshe Nail Artist ku kam puntorinë time, punimet keni mundësi ti shihni edhe në instagram @fiooll_nails lirisht thënë që thonjtë janë pasion tjetër i imi. Sa i përket studimeve arsyeja që skam dashur të studioj muzikë është sepse mendoja që studimet do të më kufizonin në pjesën e këndimit, thjesht do i mësoja rregullat edhe s’do të mundja të dal jashtë kutisë së rregullave, kjo ishte shtytja  e përzgjedhjes për Marketing Management/ Ekonomi, ku Marketingu më ka mësuar shumë vlera  të përgjithshme në gërshetim me vlerat njerëzore dhe jetike, mendoj që çdo vendim që kam marrë në jetë më ka vendos fiks në pikën ku është dashur të jem.

Fjolla Ibraimi

Çfarë mesazhi do kishit dhënë për rininë?

Rinisë dua ti them që të mos e frenojnë veten në gjërat që duan ti bëjnë, të mos frikohen të bëjnë gabime sepse vetëm nga ato mund të nxjerrësh mësim, të kuptojnë që ata vendosin për jetën e tyre dhe mos lejojnë që dikush t’ju përzihet. Të kuptojnë që liria është të thuash JO për gjërat që s’do ti bësh! Mbi të gjitha të jetojnë të lumtur ku në fund të ditës të thuash ja vlejti të jetosh.

 

 

Ju mund të dëgjoni këngë të kënduara nga Fjolla duke klikuar këtu. Përndryshe më poshtë e keni një cover të kënduar në gjuhën angleze nga Fjolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button