RVM, Filipçe: Teknikisht insitutcionet kompetente mund të kontrollojnë mysafirët nëpër shtëpi

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar rritja e numrit të të infektuarve, ditët e fundit madje është shënuar rekord infektimesh me mbi 300 persona. Me shtimin e rasteve të reja me Kovid-19, do të aplikohen masa të reja restriktive për parandalimin e korona virusit. Një prej masave është kufizimi i numrit të mysafirëve nëpër ambientet familjare, njofton Portalb.mk.

Por kjo duket të jetë një sfidë e madhe, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, megjithatë ai shtoi se presin më shumë se sa veprimin e institucioneve, ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se një pjesë absolutisht serioze se si do të zbatohet kjo masë, u takon vetë qytetarëve. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se pse ne e rekomandojmë këtë, pasi ka pasur një transmetim të virusit në të kaluarën. Teknikisht dhe formalisht, policia dhe inspektoratet gjithmonë mund të ndërhyjnë pas raportit, por është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për atë që duhet të shmangin në periudhën e ardhshme, siç janë ngjarjet e mëdha familjare, festimet dhe të ngjashme. “Unë besoj se qytetarët do të jenë të vetëdijshëm,” tha Filipçe.

Në konferencën për media, ministri theksoi disa herë se deri më tani ata nuk kanë biseduar ose menduar për rivendosjen e orës policore.

“Por nëse mendojmë se është e vetmja masë që do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit, ne do ta prezantojmë atë.” As kjo nuk përjashtohet. “Por jo tani, për tani”,  tha Filipçe.

Lidhur me vendimin për hapjen e kufijve me Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi pa test PCR, ministri tha se në fillim të krizës, rreziku më i madh ishte importimi i koronavirusit.

“Një përqindje shumë e vogël, deri në 3%, u infektuan jashtë vendit. Në atë kuptim, tranziti përtej kufirit sipas marrëveshjes sonë nuk përbën rrezik, sepse situata epidemiologjike është e ngjashme ose e njëjtë, dhe pothuajse të njëjtat masa zbatohen kudo. Në fillim të krizës, shumë pak dihej për virusin, kështu që karantina dhe masat kufizuese ishin me vend në atë kohë. Maskat dhe distanca rekomandohen kudo. Fundjava e shpallur pa TVSH nuk është rrezik, sepse ka protokolle. “Asnjë grup më i madh nuk do të lejohet askund në dyqane, do të vendosen maska ​​dhe kjo është e mjaftueshme,” tha Filipçe.

Ndërkohë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski për TV Sitel tha se kjo masë do të rishqyrtohet. Sipas tij, të gjithë qytetarët duket se i kanë harruar masat dhe prandaj, siç tha ai, duhet të jemi të vetëdijshëm nëse nuk duam që të vendosen kufizimet më rigoroze.

“Janë ofruar propozime të caktuara për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Një propozim i tillë ndoshta është propozuar për të zvogëluar përhapjen e virusit, por duhet theksuar se e drejta e garantuar me kushtetutë për paprekshmërinë e shtëpisë mbetet. Është shumë më e rëndësishme që çdo qytetar të jetë i vetëdijshëm për mbrojtjen, sepse festime të tilla çuan në përhapjen e Covid-19. Nëse ka një raport të caktuar, duhet të veprohet, por Kushtetuta duhet të respektohet. Ne do të veprojmë së bashku me prokurorinë. Unë pres që ta analizojmë këtë propozim”, deklaroi Spasovski.

Propozimet për masat që pritet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi janë:

  • Ndalesë për grumbullime të mëdha familjare apo festa në kushte shtëpiake. Respektivisht, në një shtëpi përveç banorëve do të mund të pranohen vetëm 4 persona tjerë, jo më shumë.
  • Ndalohet grupimi i qytetarëve në hapësira publike pas orës 22:00, që i bije se më shumë se 4 persona nuk do të mund të shoqërohen në hapësira publike apo private.
  • Mbajtja e maskës, shallit, maramës apo diçka që do të mbulonte pjesën e fytyrës, gjegjësisht gojës dhe hundës do të jetë e obligueshme edhe jashtë, pra në vende të hapura. Përjashtohet përdorimi i maskave gjatë aktiviteteve sportive, transportit nëpër makina familjare të anëtarëve të një familje, gjatë qëndrimit nëpër zyra të institucioneve, nëse aty është vetëm një person, si dhe gjatë qëndrimit në kafene, por duke respektuar masat e tjera. Maska nuk obligohen të mbajnë fëmijët e moshave deri në 6 vjet.

Gjatë 24 orëve të një dite më parë u regjistrua numër rekord i rasteve të reja me kovid-19, bëhet fjal për gjithsej 364 raste të reja nga gjithsej 2140 teste të kryera, si pasojë e sëmundjes kovid-19 kanë ndërruar jetë 3 persona. Ndërsa 106 pacientë janë regjistruar si të shëruar.

LEXO: RMV, 364 raste të reja, janë propozuar 3 masa të reja për parandalimin e përhapjes së Kovid-19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button