Akuzohen 13 persona se kanë dashur ta rrëmbejnë guvernatoren e Miçiganit dhe ta marrin pushtetin

Trembëdhjetë persona janë akuzuar të enjten për komplot në përpjekje për të rrëmbyer Guvernatoren Demokratike të Miçiganit, Gretchen Whitmer në shtëpinë e saj të pushimeve, njoftuan zyrtarët federalë dhe shtetërorë. Skema e pretenduar përfshinte plane për të përmbysur disa qeveri shtetesh, për të cilët të dyshuarit “besojnë se po shkelin Kushtetutën e SHBA-së”, duke përfshirë qeveritë e Michigan dhe Whitmer, sipas një ankese federale penale, njofton Portalb.mk.

Gjashtë persona u akuzuan për komplot për të rrëmbyer, dhe shtatë persona të tjerë, të lidhur me grupin e milicisë “Wolverine Watchmen”, u akuzuan nga shteti, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i Michigan Dana Nessel në një konferencë për media, transmeton CNN.

“Personat në paraburgim (shtetëror) dyshohet se kanë provuar të identifikojnë adresat e shtëpisë së oficerëve të zbatimit të ligjit në mënyrë që t’i shënjestrojnë ata, kanë bërë kërcënime të dhunës që kanë për qëllim nxitjen e një lufte civile dhe të përfshirë në planifikimin dhe trajnimin për një operacion për të sulmuar ndërtesat e kryeqytetit të Miçiganit dhe për të rrëmbyer zyrtarë qeveritarë, përfshirë guvernatoren e Miçiganit”, tha Nessel në një konferencë shtypi.

FBI citoi një nga të akuzuarit të thoshte se “Whitmer nuk ka kontroll dhe ekuilibër. Ajo ka pushtet të pakontrolluar tani. Të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund”.

Qeveria përdori informatorë dhe agjentë të fshehtë për të parandaluar komplotin e pretenduar. Të gjashtë personat u arrestuan të mërkurën në mbrëmje dhe secili përballet me burgim të përjetshëm. Avokati Andrew Birge i quajti ata “ekstremistë të dhunshëm”.

Në padinë penale thuhej se plani përfshinte guvernatoren  Whitmer dhe shtëpinë e saj të pushimit në veri të Miçiganit.

Whitmer është vlerësuar, por edhe kritikuar lidhur me përgjigjen e shtetit të saj ndaj koronavirusit. Ajo vuri kufizime të mëdha për lëvizje në të gjithë shtetin dhe në ekonomi, megjithëse shumë prej këtyre kufizimeve janë hequr.

Të enjten pasdite Whitmer tha se “e dinte që kjo punë do të ishte e vështirë, “por unë do të jem e sinqertë, kurrë nuk mund të kisha imagjinuar diçka të tillë”. Ajo në mënyrë specifike fajësoi Presidentin Donald Trump, i cili ka refuzuar vazhdimisht të dënojë grupet e ekstremit të djathtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button