Mbaroi rrugëtimi evropian për Kosovën, Maqedoninë e Veriut e pret sfida e radhës në muajin nëntor (FOTO-VIDEO)

Ndeshja filloi me një gol të shënuar nga Benjamin Kololli në minutën e 16-të, kur futbollisti i Kosovës shënoi gol në portën e tij, duke kaluar Maqedoninë e Veriut në epërsi 1-0, transmeton Portalb.mk.

 

Një gabim të portierit vendas, e shfrytëzoi mjaft mirë Hadërgjonaj, duke barazuar rezultatin, 1-1. Pas katër minutave, në minutën e 33-të, Maqedonia e Veriut përmes golit të Velkovskit me kokë, kaloi përsëri në avantazh, 2-1.

Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut arriti të shënojë dy gola, por u anuluan për shkak se ishin në pozitë jashtë lojës. Pjesa e dytë mbaroi pa asnjë gol dhe mundësi për gol, përveç dy mundësive të arta në minutat shtesë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Gjeorgjisë në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm. Ndeshja e radhës do të luhet më 12 nëntor.

Maqedonia e Veriut këtë ndeshje e nisi me: Dimitrievskin; Bejtullain, Velkovskin, Musliun; Ristovskin; Nikolovin, Ademin, Alioskin; Bardhin, Nestorovskin dhe Pandevin. Kosova këtë ndeshje e nisi me Muriqin, Kolollin, Alitin, Dresheviqin, Vojvodën, Berishën, Shalën, Zenelin, Celinën, Hadërgjonajn dhe Nuhiun.

Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar sot në lidhje me pamundësinë që trupi diplomatik të mos ndjek ndeshjen nga stadium.

“Fatkeqësisht nuk u lejohet hyrja as autoriteteve zyrtare të Kosovës, nuk u lejohet as përfaqësuesve, diplomatëve që jemi këtu. Mendoj që është një lëshim sepse kanë pasë mundësi që brenda stadiumit së paku me qenë autoritetet dhe zyrtarët”, deklaroi Dedaj, duke sqaruar se ka insistuar te jetë present në ndeshje.

Ndryshe, RMV-Kosovë fillimisht ishte planifikuar të mbahej në muajin mars, po për shkak të anulimi të garave sportive  si rezultat i pandemisë, edhe kjo ndeshje ishte anuluar. Federata  e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se kthimi i të hollave për biletat e blera nga tifozët për ndeshjen e 23 marsit, do të fillojë prej nesër.

Tifozët për të kthyer të hollat, duhet të kenë dokument për identifikim dhe biletën origjinale të biletës së blerë dhe të paraqiten në adresat e caktuara nfa FFM-ja në Shkup, Prilep, Shtip, Strumicë, Negotinë, Veles, Ohër dhe Manastir.

FFM-ja sqaroi se gjithë qytetarët që kanë probleme, duhet të komunikojnë përmes adresës [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button