Varhelyi u përball në Kosovë me kritika rreth mosheqjes së vizave

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të heqë dorë nga bisedimet me Serbinë, nëse nga to nuk arrihet marrëveshje përfundimtare, transmeton Koha.net.

Hoti në një konferencë për media, pas takimit me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së deklaroi se nga diskutimet duhet të arrihet njohje reciproke.

“Ne jemi të përkushtuar për dialog. Një muaj, dy muaj, një vjet. Nëse arrijmë këtë marrëveshje do të ishte shumë për qytetarët tanë, do të ishte shumë mirë për Serbinë, për krejt regjionin edhe për BE-në që të integrohet ky regjion përfundimisht në BE. Por nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare s`kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, ka thënë ai.

Në arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve shpreson edhe komisioneri Oliver Varhelyi.

“Shoh se ka përparim, ka angazhim. Gjithashtu shoh që natyrisht nuk janë negociata të lehta që duhet t’i bëjnë. Mirëpo gradualisht është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Lajçaku ka investuar shumë dhe gjithashtu parterët amerikanë kanë interes në këtë proces. Kohën e fundit kemi parë marrëveshjen në Washington. Shumë elemente në Washington do ti gjeni gjithashtu edhe në planin tonë ekonomik dhe të investimeve. Po shpresoj që të mund t’ia dalim jo në një të afërme të largët”, ka thënë ai.

Varhelyi në Qeveri ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ndonëse janë përmbushur kushtet, vendet e BE-së duhet të binden se qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorin atë.

Me kritika ndaj BE-së, Varhelyi është përballur në Kuvend. Kryetarja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që kjo çështje të përmbyllet.

“Prej një dekade institucionet e Kosovës jo vetëm që kanë bërë përpjekje për t’i përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimi të vizash, por i kanë plotësuar që të gjitha siç a ka pranuar edhe vetë Komisioni Evropian. Pra, mos liberalizimi i vizave nuk i bën nder as vetë Bashkimit Evropian e as shteteve anëtare. Maratona që kemi nisur në vitin 2018 duhet ta ketë një epilog”, ka thënë ajo.

“Komisioni mbetet i përkushtuar që të arrihet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. E dimë se sa është e rëndësishme kjo për qytetarët e Kosovës siç e dini vlerësimi i Komisionit është se Kosova i ka përmbushur kriteret dhe Komisioni është i gatshëm t’i ofrojë të gjitha informatat që kërkohen nga shtetet anëtare të BE-së edhe njëherë kur kjo çështje sillet në tavolinë”, ka thënë ai.

Komisari i BE-së është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti e zyrtarë të këtyre dy partive.

Varhelyi gjatë vizitës së tij në Kosovë ka prezantuar planin e investimeve dhe të rimëkëmbjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button