Numrin 112 për raste emergjente RMV-ja po e aktivizon tashmë 15 vjet, nga QMK shpresojnë se do të fillojë vitin e ardhshëm

Maqedonia ende nuk ka një numër unik për raportim të aksidenteve, zjarreve dhe rreziqeve – 112. Të gjitha vendet anëtare të BE kanë një numër unik për rate emergjente – 112, ndërsa ky numër duhet të fillojë të aplikohet edhe nga vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Por, edhe pse ka filluar të zbatohet 15 vjet më parë, ky projekt nuk është realizuar ende, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i qendrës për menaxhim me krizave (QMK) Agron Buxhaku thotë se pandemia e koronavirusit ndikuar në realizimin edhe të këtij projekti. Një pjesë e parave që QMK i ka pranuar nga buxheti i shtetit me rebalancin për shkak të krizës me koronën iu kanë marrë atyre, kështu që një pjesë e aktiviteteve nuk u realizuan.

“Shpresoj që vitin e ardhshëm të jemi në gjendje ta vendosim numrin në funksion”, tha drejtori i QMK Buxhaku.

“Për fillimin e implementimit të numrit emergjent evropian E-112, pranuam ndihmë financiare dhe një donacion në vlerë prej 4.7 milion euro nga Bashkimi Evropian. Në këtë moment jemi përpara përfundimit të plotë të ndërtimit dhe rregullimin e telekomunikacionit informativ të qendrës operative e cila do të vendoset në ambientet e Qendrës për menaxhim me kriza në Shkup. Në përgatitje e sipër është zgjidhje ideore dhe teknike për shtatë qendrat e tjera operacionale rajonale në të gjithë vendin. do të pasojë rregullimi i ambienteve në pjesën e telekomunikacionit informative dhe pajisja e mobileve dhe pajisjeve të nevojshme sipas standardeve evropiane. Pavarësisht faktit që u prolongua për një kohë të gjatë, shpresojmë që vitin e ardhshëm ky projekt të zbatohet dhe numri 112 të vihet në funksion”, tha Buxhaku.

Tani në vendin tonë ka katër numra urgjence: 192 – Policia, 193 – Zjarrfikësit, 194 – Ndihma e shpejtë dhe 195 – Qendra për menaxhim me kriza. Drejtori Buxhaku thotë se me aplikimin e numrit unik 112, qytetarët do të raportojnë aksidente në një vend, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zjarr, aksident trafiku e të ngjashme.

Tani në vendin tonë ka katër numra urgjence: 192 – Policia, 193 – Zjarrfikësit, 194 – Ndihma e shpejtë dhe 195 – Qendra për menaxhim me kriza. Drejtori Agron Buxhaku thotë se me fillimin e aplikimit të numrit unik 112, qytetarët do të raportojnë aksidente në një vend.

“Nëse një i huaj në vend dëshiron të raportojë një zjarr ose një aksident nuk di si ta bëjë atë, ai do të duhet të kërkojë sepse nuk kemi 112. Personalisht, kur u ktheva në Maqedoni nga Belgjika, nuk dija sa të bëja “Unë jam duke raportuar një zjarr”, thotë Buxhaku.

Projekti numër evropian për raste emergjente filloi të zbatohet në vitin 2006, menjëherë pasi Qendra për menaxhim me kriza u formua si një organ i veçantë qeveritar. Sipas QMK, në atë kohë është ble central automatik i telefonit për nevojat e Qendrës, si dhe 8 centrale më të vogla telefonike për tetë qendrat kryesore rajonale. Janë blerë kompjuterë, laptopë dhe pajisje për organet qeveritare, komitetin drejtues dhe ekipin e vlerësimit. Në ndërtesën e Drejtorisë dhe Qendrës është bërë komplet lidhja e telekomunikacionit me pajisjet. Në vitin 2007, një tender publik ndërkombëtar për zbatimin e numrit 112 zhvilloi një studim të fizibilitetit dhe qeveria krijoi një bord mbikëqyrës për të monitoruar zbatimin.

“Fatkeqësisht, që nga ajo kohë, deri në vitin 2016, përkundër përpjekjeve të QMK-së për realizimin e këtij projekti, implementimi nuk ka filluar. Deri tre vjet më parë, ky projekt ishte harruar. Tani Qeveria e ka rihapur këtë çështje dhe ka filluar punën për zbatimin e tij. Meqenëse asgjë nuk ishte bërë për më shumë se 10 vjet, duhej të përgatitet studim i ri i fizibilitetit sepse situata ka ndryshuar. U vendos që të kishte shtatë qendra rajonale në vend të tetë. Aktualisht ato janë duke u rinovuar, sepse lokalet ishin në gjendje vërtet të keqe, të paprekura qysh  nga koha kur ishin ndërtuar. Tenderi për prokurimin e pajisjeve, i cili prokurohet me para nga BE, është duke u zhvilluar”, tha Buxhaku.

Projekti për numër evropian për raste emergjente filloi të zbatohet qysh në vitin 2006, menjëherë pasi u  formua Qendra për menaxhim me krizave. – Intervenim i Brigadës së zjarrfikësve në Shkup. (Foto: K. Popov)

Me fillimin e aplikimit të numrit 112, të gjitha thirrjet nga i gjithë vendi do të pranohen në qendrën kryesore të vendosur në ambientet e QMK-së, nga atje thirrjet do të ridrejtohen tek ai për të cilin është caktuar thirrja. Kjo do të thotë që në rast zjarri, operatori do të transferojë thirrjen në selinë e Brigadës së zjarrfikësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button