RMV-ja dhe Kosova sonte garojnë për ëndrrën evropiane, nesër do të fillojë kthimi i të hollave për biletat e anuluara

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet në Shkup kundër reprezentacionit të Republikës së Kosovës sonte prej orës 20:45, për të vazhduar garën drejt ëndrrës evropiane, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, është ndeshje në kuadër të ndeshjeve për kualifikim në “Euro2020”.

Ekipi që do të fitojë sonte, do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjerogji-Bjellorusi, që do të  fillojë në ora 18:00. Ndeshja e radhës për fituesin e ndeshjes së sotme do të zhvillohet më 12 nëntor.

Ndeshja RMV-Kosovë fillimisht ishte planifikuar të mbahej në muajin mars, po për shkak të anulimi të garave sportive  si rezultat i pandemisë, edhe kjo ndeshje ishte anuluar. Federata  e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se kthimi i të hollave për biletat e blera nga tifozët për ndeshjen e 23 marsit, do të fillojë prej nesër.

“Federata e futbollit të Maqedonisë informon se prej nesër (09.10.2020) deri më 23.10.2020 përmes MK Tiketc, do të bëhet kthimi i parave për biletat e blera për ndeshjen e anuluar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, që fillimisht duhej të luhej më 23 mars 2020”, raportojnë nga FFM.

Tifozët për të kthyer të hollat, duhet të kenë dokument për identifikim dhe biletën origjinale të biletës së blerë dhe të paraqiten në adresat e caktuara nfa FFM-ja në Shkup, Prilep, Shtip, Strumicë, Negotinë, Veles, Ohër dhe Manastir.

FFM-ja sqaroi se gjithë qytetarët që kanë probleme, duhet të komunikojnë përmes adresës [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button