KE ka shënuar në raport se Regjistri i onlajn mediave në RMV ka për qëllim avancimin e standardeve profesionale

Në Raportin e progresit të vendit 2020, të Komisionit Evropian, intensifikimi i përpjekjeve për vetë-rregullim theksohet si faktor për avancimin e standardeve profesionale dhe cilësinë e gazetarisë. Në pjesën që ka të bëjë me lirinë e shprehjes, theksohet krijimi i Regjistrit të onlajn mediave (promedia.mk) nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), si mekanizëm për vetë rregullim në këtë sferë përmes përfshirjes vullnetare të mediave, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Qëllimi kryesor i këtij Regjistri është pikërisht t’i ndihmojë publikut të njohë më lehtë se cilat media përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe i përmbahen standardeve të raportimit etik në punën e tyre dhe kjo ide njihet nga Komisioni Evropian,” thuhet në deklaratën e SHGM-së me rastin e Raportit të KE.

Vlerësimi i përgjithshëm në Raport, në lidhje me Kapitullin 23, në fushën e lirisë së shprehjes, është se “vendi ka një nivel të caktuar gatishmërie/është mesatarisht i përgatitur në fushën e lirisë së shprehjes dhe është gjatë periudhës për të cilin ka të bëjë Raporti ka  bërë progres të kufizuar”. Më tej shtohet se “situata e përgjithshme dhe klima në të cilën veprojnë mediat mbeten përgjithësisht të favorshme për lirinë e tyre dhe lejojnë raportim kritik”.

“Sidoqoftë, realiteti konfirmon se ka ende kufizime në qasjen e lirë dhe të papenguar për mediat në informacione, veçanërisht në kontekstin e krizës së shkaktuar nga kovid-19, por edhe raste në të cilat një numër mediash kanë dështuar seriozisht të përmbushin rolin e tyre të informimit në interes të publikut”, thuhet në vazhdim të komunikatës së Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Duke marrë parasysh që vërejtjet kryesore nga Brukseli kanë të bëjnë, në të vërtetë, me probleme që edhe KEMM ashtu SHGM kanë vërejtur, ata apelojnë të intensifikohen përpjekjet, mbi të gjitha, nga institucionet shtetërore për të siguruar kushte për punë të pandërprerë të gazetarëve dhe mediave.

“Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë përgjegjësi më të madhe në drejtim të raportimit etik të mediave, veçanërisht në kushtet e krizave dhe sfidave shoqërore”, thonë nga SHGM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button