Konkurset vjetore, ministrja e Kulturës Stefoska: Prioritet kanë projektet nga/për të rinjtë dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot në platformën “Zoom” mbajti konferencë për shtyp me rastin e Konkurseve Vjetore të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021, të cilat u shpallën sot në media dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës.

Ministrja Stefoska theksoi se me këto konkurse mbështeten projekte të cilët janë në funksion të zhvillimit , afirmimit dhe promovimit të kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se këtë vit Konkurset vjetore shpallen në kohën e pandemisë botërore, që gjithashtu reflekton në kushtet e konkurseve dhe mënyra si organizohen dhe realizohen projektet e ardhshme.

“Konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës janë mbështetje bazë financiare për shumicën e shoqatave ,operatorëve, individëve në të gjitha aktivitet dhe fushat e kulturës. Kjo është arsyeja pse unë dhe ekipi im kemi qasur me shumë kujdes, përgjegjësi dhe kompetencë për të mbështetur projekte me vlera dhe ndikim të gjerë artistik. Përpjekjet që kemi bërë janë në drejtim, mjetet e Buxhetit të RMV, të parashikuara për financimin e projekteve ,e interes nacional në kulturë për vitin 2021, ti marrin ata që kanë më shumë nevojë në kohë të një pandemie botërore dhe projektet e të cilave plotësojnë prioritet dhe kushtet të Konkurseve”, tha Stefoska.

Ministrja e Kulturës prezantoi risitë në konkurset e këtij viti, ku këtë vit konkretizohen dhe qartë precizohen prioritet në aktivitetet dhe fushat përkatëse. Stefoska tha se prioritet i Ministrisë së Kulturës këtë vit është mbështetja e projekteve nga të rinjtë dhe për të rinjtë, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

“Qëllimi ynë është ti zbulojmë talentet e ri në të gjitha fushat e kulturës dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë potencialin e tyre krijues”, tha ajo, duke shpjeguar se prioriteti i dytë kryesorë i Ministrisë së Kulturës është mbrojtja e trashëgimisë kulturore, për të cilën, përveç institucionet nacionale dhe kujdesen edhe ato lokale.

Theksoi se qëllimi është të rritja e ndërgjegjes për rëndësinë e tij për të gjithë ne, mbështetja e institucionet lokale për të avancuar kapacitetet, standardet dhe qasja në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në nivelin lokal.

“Me rëndësi të theksohet, se në çdo fushë të konkursit, aplikuesit në projektet e tyre duhet t’i kushtojnë vëmendje përfaqësimit të barabartë gjinor, të inkluzionit të personave me aftësi të kufizuara dhe dialogut ndërkulturor. Me një fjalë, Kultura tani! “Ne jemi duke krijuar një skenë kulturore që përfshin të gjithë dhe arrin te të gjithë”, tha Ministrja e Kulturës Stefoska.

Në konferencën për shtyp u theksua se këtë vit prezantohet një Matricë evaluimi, e cila është e ndryshme në secilin aplikim, dhe është e harmonizuar me specifikat e secilit aktivitet. U theksua se prioritet e përcaktuara qartë, matricës së vlerësimit, si dhe kushtet e përgjithshme të konkursit janë shtyllat themelore që do të ndihmojnë si aplikantët ashtu edhe vlerësuesit, dmth. të anëtarët kompetent të komisioneve.

Srefoska theksoi se këto dy ndryshime thelbësorë në konkurset u bënë duke i përcjellë vërejtjet e Entit Shtetëror të Revizionit të viti 2017, Nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në lidhje me nevojën për kritere të qarta për përcaktimin e shumës së fondeve për projektet e mbështetura.

“Si ndihmë të madhe i kishim Rekomandimet e Nënkomitetit të inovacioneve , Shoqërisë së Informacionit dhe Politikën Sociale të BE, ku tregon se Ministria e Kulturës duhet të punojë në forcimin e kapacitetit të saj në mënyrë që të eliminohet rreziku i mundshëm i korrupsionit në kulturë”, tha Stefoska.

Ajo shpreson se ky konkurs i fundit, i shpallur para sjelljes së Ligjit të ri për realizimin e Interesit Publik në Kulturë, i cili ndryshon modelin e financimit në kulturë, shkon në favor të asaj që ne të gjithë e hartojmë dhe duam ta zbatojmë, ajo është një program mbështetje pa paragjykime, pa zgjedhje partiake, ideologjike ose ndonjë zgjidhje tjetër negative.

Në fund, Stefoska theksoi se në konkurset e këtij viti, Ministria e Kulturës rekomandon pjesëmarrësit të preferojnë projekte që mund të realizohen online, nëse e lejon aktiviteti i planifikuar, dhe natyrisht që projektet të planifikohen dhe realizohen në përputhje me Protokollet e miratuara për KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button