fbpx

Fajon: Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim, nuk ka arsye që të mos miratohet korniza negociuese

Eurodeputetja Tanja Fajon vlerëson se nuk ka arsye që të mos miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, raporti i fundit i KE-së, tregon se vendi ka shënuar përparim dhe është në drejtimin e duhur. Fajon ka inkurajuar Qeverinë e vendit që të vazhdojë me përpjekjet për reformat dhe ka përshëndetur tentimet për vendosjen e dialogut me Bullgarinë.

“Siç kemi mundur të lexojmë në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut mund të vërejmë qartë se vendi është në rrugën e duhur sa i përket përparimit në reforma në më shumë fusha, ajo është shumë e rëndësishme dhe pozitive, e inkurajoj fuqishëm Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë me punë dhe të mbetet proaktive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës në administratën publike, gjyqësor, lirinë e shprehjes dhe të përmirësojë lëvizjen e lirë të punëtorëve”, deklaroi Fajon për MIA-n.

Duke folur për kontestin me Bullgarinë, eurodeputetja përshëndeti paralajmërimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani që të vizitojë këtë vend në tentim për tejkalimin e dallimeve në prag të miratimit të kornizës negociuese të BE-së.

“Vizitën e ministrit të ri të Punëve të Jashtme, Osmani në Bullgari e shoh si hap shumë pozitiv i cili e tregon gatishmërinë e vendit që të mbaj raporte të mira fqinjësore. Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, siç thanë komesari Varhejl dhe kryetarja Von der Layen dhe nuk ka arsye që të mos miratohet korniza negociuese deri në fund të këtij viti”, deklaroi Fajon.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close