Biznesmeni Temelkovski: Xhipi që iu mor djalit në kohën e Gruevski, nuk e kthen as kjo udhëheqje në MPB

Biznesmeni Zore Temelkovski, në cilësinë e dëshmitarit dhe të dëmtuarit në procesin “Target-Fortesa” derisa ka qenë i përgjuar në dy telefonë celularë, ka pasur partnerë biznesi nga Bullgaria dhe nga Izraeli, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

E kanë përgjuar edhe telefonin e odës ekonomike maqedonaso-bullgare. Rastin e ka paraqitur në policinë bullgare se telefoni celular i është përgjuar. Ka paraqitur në fakt siklet nga përgjimi. Këtu e ka njoftuar MPB-në, Prokurorinë, ka dorëzuar padi penale.

“Besoj në drejtësinë, nuk besova se të akuzuarit kanë shkuar deri atje kundër meje. U paraqit PSP, shpëtimi. U paraqita në PSP, shkova vet. Qëllimi im ishte që t’u tregoj atyre personave se nuk e kanë atë fuqi që duan ta tregojnë. Edhe sot ndodh ajo që ka ndodhur. Institucionet nuk punojnë. Xhipin që ia morën MPB djalit tim, nuk më është kthyer. Kemi edhe aktgjykim gjyqësor, nuk na kthejnë. Xhipin ia morën djalit tim pasi që ka lëvizur nëpër rrugën e Nikolla Gruevskit. Atje jetonim, atje lëizim me automjetet tërë jetën”, tregonte Temelkovski. Ai tha se prej atëherë i është ngritur sheqeri në gjak.

Si provë se ka qenë i incizuar brutalisht, fotografuar, ndjekur dhe përgjuar me vite, Temelkovski e tregoi keqtrajtimin e mikut të tij, drejtorit në MPB.

“Branko Radisavleviq, drejtor në MPB, mik i imi, ishte ngritur nga njerëzit e nëntokës me simbole të rrejshme policore, vozitur, nëpër Shkup. I kanë thënë që të thotë se kanë incizime se kam kërcënuar me vrasje biznes partnerët e mi. Dhe menjëherë më thirrën në Stacionin Policor Beko. Grupacioni mi lëshoi dy “dëshmi”, dy biseda të mia në telefon. Njëri ishte autentim, vetëm gjysmë orë para se të ma dërgojnë. Bisedova me profesoreshën Zllatka Popovska, i kritikova masat qeveritare. Mi lëshuan bisedat tona, thanë ndalo menjëherë, më kërcënuan. I di se kush janë, kam dokumente për të gjithë këtë. Këto idiotë tani janë këshilltarë të qeverisë aktuale, njëri është në pension. Pas gjoja kërcënimeve, se do të vritja biznesë partnerë, që i kanë shpërndarë, partneriteti me biznesmenët bullgarë, është prishur. Unë jam shumë i dëmtuar”, tha biznesmeni dhe ish deputeti Zore Temelkovski.

Pastaj, ky dëshmitar dhe i dëmtuar se si i janë vjedhur kompanitë.

“Ndërmarrjet Media Investment dhe Media 2007 janë likuiduar me aktgjykime fiktive. Ata mendje të sëmura i kanë marrë ndërmarrjet e mia. Këshilltarët i kishin nga VMRO-DPMNE. Njëra ende punon, në Gjorçe Petrov”, tha dëshmitari.

Atij i vjen keq që këto çështje asnjë organ i shtetit nuk i ka pastruar deri në fund.

 

Ai kërkoi që tërë prona që i është vjedhur dhe shkatërruar, si pasojë e përgjimit, t’i kthehen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button