Samsung dyfishoi fitimin pavarësisht pandemisë

Gjiganti Korean i elektronikës Samsung lajmëroi ditën e mërkurë se pret fitim prej 10.3 miliardë dollarë në  tre mujorin e tretë të 2020-ës, një rritje me 58% krahasuar me një vit më parë, shkruan Pcworld.al.

Kompania nuk zbuloi se nga vjen ky fitim por me shumë gjasa nga shitjet më të larta të pajisjeve mobile kryesisht të rangut të mesën sesa flagshipët si Galaxy Note 20.

Çipet grafike për konsolat e reja ë lojërave gjithashtu kanë kontribuuar që neto rezultate financiare. Një tjetër faktor është vështirësitë që po kalon Huawei për shkak të sanksioneve Amerikane dhe që po përpiqet të krijojë stok hardueri përpara se ato të hyjnë në fuqi.

Edhe në tre mujorin e katërt Samsung do të shijë financa të forta për shkak të debutimit të iPhone ku kompania është një prej furnizuesve kryesorë me pjesë.

Të ardhurat u rritën me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button