RVM, policia ka kapur 7 trafikantë të drogës, sekuestroi armë, laborator për heroinë dhe marihuanë (VIDEO)

Ministria e Brendshme dje ka sekuestruar tetë armë, si dhe një laborator për drogë, heroinë dhe marihuanë, si dhe ka kapur shtatë persona. Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë kriminale Sektori për Tregti të Paligjshme të drogave, armëve dhe materieve të rrezikshme më datë 07.10.2020 në koordinim me SPB Kumanovë, SPB Shtip dhe SPB Veles, pasi paraprakisht kishin marrë urdhër për bastisje  nga Gjykata Themelore Kumanovë dhe Gjykata Themelore Shtip zhvilloi bastisje nëpër shtëpi dhe hapsira të tjera në fshatin Kojkovë të Kratovës dhe në fshatin Zlletovë dhe arrestoi perosonat D.M (25), Z.M (44), M.M dhe L.M, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrolleve, janë gjetur tetë armë pa dokumentacion (tre karabina, katër pushka gjuetie, një pushkë e kalibrit të vogël). Afër shtëpisë së L.M. në fshatin Kojkovë u zbulua një plantacion i mbjellë me marijuanë dhe një laborator për përpunim, kërcell marihuane të mbjella (rreth 2 m), 10 kavanoza me ekstrakt marihuane, një sasi e madhe e farave të marijuanës, mjet për tharjen e marijuanës, një sasi të madhe marijuan në proces e sipër të tharjes, enë në të ciën zihet marihuana, mbetjet në thasë të marijuanës së shtrydhur.

Materialet e gjetura
Materialet e gjetura

Në momentin kur zyrtarët e policisë kishin filluar me bastisjet, një proces i përpunimit të marijuanës ishte duke ndodhur në laborator, njoftojnë nga MPB-ja.

Materialet e gjetura

Zyrtarët e policisë kanë bastisur gjithashtu shtëpinë e T.J. (26) nga Velesi, gjatë së cilës, ishin gjetur dy kilogramë marijuanë dhe sende të tjera.

Materialet e gjetura

Në një aksion shtesë të SPB Strumica dhe SPB Veles, është kapur H.B. (44), trafikant i heroinës nga Velesi. Më 07.10.2020, Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Strumicë ndërmori masa dhe aktivitete te S.I. nga Strumica, ku gjeti 50 gram heroinë ndërsa e blinte nga njerëz të tjerë. Personat u larguan me një veturë BMW, por pas masave të ndërmarra,  u kapën H.B. nga Velesi dhe M.O. (34) nga fshati Buzallakovë. Kundër tyre do të ngriten padi adekuate në zyrën e prokurorit kompetent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button