Janë publikuar dy “bomba” për mbylljen e Televizionit A1: T’ju merret leja, le të qajnë pastaj!

Në kanalin në “Youtube” – Fenix A1 janë publikuar dy “bomba” në të cilat flitet për mbylljen e ish Televizionit A1, njofton Portalb.mk.

Në “bombën” e parë dëgjohet një bisedë mes ish kryeministrit, i cili tanimë është në arrati, Nikolla Gruevski dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme e cila është në Burg, Gordana Jankulloska, ndërkaq në bisedën e dytë dëgjohet edhe kryeprokurori i atëhershëm Lupço Shvrgovski.

Në bisedën e dytë dëgjohen ish drejtori i të Ardhurave Publike, Goran Trajkovski dhe ish kryeredaktori i Televizionit të atëhershëm proqeveritar – Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas.

Në bisedën e parë, zbulohet se qëllimi i rastit “Rrjeti merimangës”, nuk ka qenë që të paguhen paratë që eventualisht i ka borxh A1 TV, por se qëllimi kryesor i këtij operacioni ka qenë që të mbyllet ai medium.

Sipas asaj që thotë ministrja Gordana Jankullovska, Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk ka pasur për qëllim që ta paguajë borxhin prej 7 milionë eurove, të cilat sipas autoriteteve janë përfituar në bazë të tatimit të fshehur, por se qëllimi i operacionit ka qenë që të fiket A1 TV.

Nikolla Gruevski e kërkon Gordana Jankullovskën që ta pyes se pse nuk janë marrë paratë nga llogaria e A1TV. Nuk është e qartë nga biseda se në çfarë cilësie Jankullovska merr pjesë në këtë bisedë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për problematikë e cila është jashtë kompetencave të saja si ministër i Punëve të Brendshme.

“Bombat” mund t’i dëgjoni në dy liqet e më poshtme:

Përpara 10 vjetëve, më 25 nëntor të vitit 2010 ka ndodhur sulmi i parë ndaj televizionit më të shikuar në Maqedoninë e pavarur, Televizioni A1.

“Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, ka njoftuar në natën e 25 nëntorit të vitit 2010, Televizioni A1.

Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që “informatat që vijnë nga Televizioni A1 si dhe gazetat, Vreme, Koha dhe Koha e Re, t’i marrin me rezervë serioze”.

Ai ishte fillimi i golgotës e cila ka rezultuar me burgosjen e pronarit të televizionit, Velija Ramkovski, disa anëtarëve të familjes së tij, përfshirë edhe vajzën e tij Emel Ramkovska, por edhe disa persona të cilët kanë udhëhequr me ndërmarrjen. Përveç tyre, policia i arrestoi edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ndërkaq shtatë muaj më vonë u mbyll edhe televizion, për të cilin Gruevski thoshte se nuk ka qenë qëllimi që të sulmohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button