Shqipëri, tërmeti prej 4.6 shkallëve Rihter ka dridhur edhe Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 4,6 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 00:13 pas mesnatës së djeshme në Durrës. Tërmeti u regjistrua në det, përballë Gjirit të Lalzit.  Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, siç transmetojnë mediat në Shqipëri, bëri me dije se tërmeti u shoqërua nga 42 pasgoditje të tjera, më e madhja e shkallës 3.5, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme, njofton Portalb.mk.

Ndërkohë Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, njoftoi se tërmeti ishte ndjerë edhe në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut, më saktësisht në Gostivar, Tetovë dhe zonën përreth.

“Rrjeti Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas mesnatës, më 8 tetor 2020, në orën 00:13 minuta, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën fqinje të Shqipërisë, në zonën e Durrësit, 170 km në jugperëndim të Shkupit”, thuhet në njoftim.

Që nga tërmeti 6.4 i shkallës Rihter i regjistruar në orën 03:54 minuta të 26 nëntorit të vitit të shkuar, ku 51 vetë humbën jetë dhe me mijëra familje mbetën pa strehë, në Shqipëri  kanë ndodhur me qindra pasgoditje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button