Stoltenberg: NATO do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 mln euro për përballje me pandeminë (VIDEO)

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se kjo organizatë do t’i ofrojë vendit ndihmë të përbërë prej pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 1,4 mln euro, për përballje me pandeminë. Ai gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, pas takimit që realizuan në Bruksel, tha se NATO, me fillimin e pandemisë, i ka ofruar ndihmë të koordinuar Maqedonisë së Veriut, aleatët siguruan materiale mjekësore dhe ndihmë financiare për të lehtësuar barrën e sistemit shëndetësor të vendit, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut do të marrë pako të ndihmës nga rezervat e reja të NATO-s, 60 respiratorë dhe pajisje të tjera urgjente në vlerë prej rreth 1,4 mln euro dhe kjo kuptohet vjen në mënyrë shtesë e përkrahjes dhe mbështetjes që kemi bërë. Ky është solidariteti NATO-s në vepër”, deklaroi Stoltenberg.

Ai ka shtuar se, NATO po ashtu, do t’u ndihmon aleatëve në luftën kundër kërcënimeve hibride, ndërsa theksoi se anëtarësimi vendit në NATO ka qenë një arritje e shënuar.

“Këtë vit ne kemi mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s. Një shtet sovran në aleancë të fortë me ulëse në tavolinë dhe me votë të barabartë në vendimet e NATO-s. Anëtarësimi i vendit tuaj në NATO është një arritje e shënuar, ajo vjen pas viteve të vendosshmërisë dhe përkushtimit në reforma, ajo është mirë për njerëzit në Maqedoninë e Veriut, për shkak të sigurisë që NATO ndihmon të sigurohet, promovon prosperitetin dhe investimet e huaja”, tha Stoltenberg

Ndërkohë, Zaev u shpreh se anëtarësimi është realizimi i prioriteteve më të larta strategjike nacionale të vendit dhe realizimi i njërës ndër qëllimet më të rëndësishme në politikën e jashtme.

“Aleatët e NATO-s kanë ofruar ndihmë për sistemin tonë shëndetësor dhe për sfidat e tjera që kanë të bëjnë me Covid-19 dhe qytetarët tanë janë shumë falënderues për këtë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO e definon rolin tonë në arenën e sigurisë ndërkombëtare dhe na mundëson që të marrin pjesë në mënyrë aktive në spektër më të gjerë të konsultimeve të sigurisë në NATO. Me vërtetimin e themeleve demokratike të kombit tonë, tani kemi siguri të përforcuar dhe prosperitet në sfida të ndryshme”, deklaroi Zaev.

Më 27 Mars, Republika e Maqedonisë Veriore zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

LEXO: Anëtarësimi në NATO paraqet tejkalim të pengesave për RMV-në (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button