Tetovë, nesër do të ketë marsh kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në RMV

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, në një paraqitje për mediat tha se nesër në Tetovë, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin Iliria, do të zhvillojë marsh protestues, për shkak të siç u shprehën ata, mos përfilljes së kërkesave për uljen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Portalb.mk.

“Këshilli Organizativ tash e sa kohë është duke zhvilluar protesta të suksesshme vetëm e vetëm për të parandaluar zhvatjen e qytetarëve nga MEPSO, ELEM, KRRE dhe EVN. Sot ka një kontradiktë të qartë midis faturave të larta rrymës elektrike dhe xhepit të varfër të qytetarëve. Ata janë dhuna në interes të oligarkëve, ata janë dhuna pushtuese e xhepit. Ata janë dhuna e propagandës dhe reklamës. Ata janë dhuana që prodhon çdo ditë dëshpërim te qytetarët. Ata janë despotë, hajdutë dhe pronar, por le të dimë një gjë vullneti çelik i popullit do të jetë tregues i fuqisë së brendshme që do të çlirojë qytetarin nga ngulfatja e faturave të pa përballueshme”, thonë nga Këshilli Organizativ.

Sipas tyre, pas dhjetë protestave e bllokadave masive Këshilli Organizativ ka marrë përkrahjen e disa partive politike.

“Tashmë takimet me koordinatorët e grupeve parlamentare kanë rezultuar të suksesshme, por ky, deklarojnë ata, nuk është triumfalizëm, për aq kohë sa kërkesat e tyre nuk do të pranohen.  Nëse do të vazhdohet me avazin e mos përfilljes së kërkesave, paralajmëruan ata ,  së bashku me qytetarët do të vazhdojnë të protestojmë dhe do t’i bllokojnë të gjitha rrugët deri në pranimin e të gjitha kërkesave.” thonë ata.

Protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdhën edhe protestat e një pas njëshme, në shumë qytete të vendit.

Protesta e fundit rreth kësaj problematike, u zhvillua më 2 tetor në Shkup, ku edhe kërkuan takim me kryeministrin Zoran Zaev. Paraprakisht rreth dy javë më parë, në Tetovë, protestuesit bllokuan edhe  autostradën duke lëvizur me një shpejtësi të ulët me vetura nga Zhelina deri në Tetovë.

Kërkesat e Këshillit organizativ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike vazhdojnë të jenë po ato: anulim i vendimit të fundit të Komisionit për rregullator energjetik, zbritjen e rrymës për 33%, ulje të TVSH nga 18% në 5 %; Parlamenti të shkarkojë komisionin dhe të formojë komision me ekspert të huaj dhe vendit; rrjeti i distribuimi të kalojë në pronësi të shtetit dhe falje të borxhit të rrymës elektrike për qytetarët e rasteve sociale.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdhën edhe protestat e një pas njëshme, në shumë qytete të vendit.

LEXO: Protestuesit kundër çmimit të energjisë elektrike në Shkup kërkojnë takim me kryeministrin Zaev (VIDEO)

LEXO:RMV, Qeveria do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike

LEXO:Organizatorët e protestave zhvilluan takim me ASH&AA dhe BDI-në, dështoi me LSDM-në

LEXO: Bllokadë e paparalajmëruar në autostradën Tetovë-Shkup nga qytetarë të revoltuar për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike

LEXO:U bllokua komunikacioni në Tetovë nga protestat kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

LEXO:RMV, Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimi të rrymës kërkojnë takim me grupet parlamentare

LEXO:Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)

LEXO: Në Shkup u mbajt protestë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike (PAMJE)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button