fbpx

Raporti i KE: Shteti duhet t’i bëjë prioritetet e reformave për stabilitetin financiar dhe pavarësinë e RTM-së

Komisioni Evropian (KE) në Raportin mbi progresin e vendit tonë për vitin 2020 ka drejtuar vërejtje për moszbatimin e reformave në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM). Në pjesën e lirisë së shprehjes, KE vëren se rekomandimet e vitit të kaluar mbeten në fuqi. I pari në listë është pikërisht përparësia e reformave në RTM përmes sigurimit të qëndrueshmërisë financiare dhe pavarësisë e saj, së bashku me emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit programues të RTM-së, transmeton Observatori Mediatik, përcjell Portalb.mk.

“Nevojiten zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë, qëndrueshmërinë financiare dhe respektimin e standardeve profesionale të servisit radiodifuziv publik”, theksohet në raportin e KE-së.

Në kapitullin për lirinë e shprehjes, sipas Komisionit Evropian, është bërë përparim i kufizuar gjatë periudhës së raportimit. Theksohet se reforma e RTM është në fazë të hershme dhe kësaj çështjeje duhet t’i jepet përparësi. Raporti i KE-së thotë se qeveria ka të drejtë diskrecionale me Ligjin për ASHMAV për të transferuar fonde në MRT që janë më pak se përqindja e garantuar ligjërisht, e cila në vitin 2021 duhet të arrijë një për qind e të ardhurave të realizuara në buxhetin e shtetit për këtë vit.

“Po aq e rëndësishme është të gjenden zgjidhje për borxhet e vjetra të servisit radiodifuziv publik ndaj institucioneve shtetërore. Nevojiten përpjekje plotësuese për të përmirësuar cilësinë e raportimit të tij dhe për të modernizuar procedurat e funksionimit dhe pajisjet teknike të këtij servisi” thuhet në raportin e KE-së që ka të bëjë me pjesën e RTM-së.

Lidhur me kapitullin mbi shoqërinë e informacionit dhe mediat, Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendin thekson edhe një herë rekomandimin për forcimin e pavarësisë dhe kapacitetit të servisit radiodifuziv publik. Në të njëjtën kohë, thuhet se Kuvendi i RMV-së ka dështuar të emërojë anëtarët e rinj të Këshillit programues të RTM-së, i cili në fakt është organi drejtues i RTM-së.

Përndryshe, “Meta.mk” i dërgoi pyetje dy herë Ministrisë për shoqërisë informative dhe administratës (MISA) në lidhje me shumën e fondeve që qeveria planifikon t’i ndajë për RTM-në, për nevojën për punësime të reja në servisin radiodifuziv publik dhe nevojën për të ndërmarrë iniciativë në Kuvendin e RSM për të zgjedhur Këshillin programues të RTM-së. Për pyetjet që i kemi bërë më 22 shtator të këtij viti, deri më sot nuk kemi marrë përgjigje.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close