Ndeshja KS-MK alarmon MPB-në: Mos u gruponi, mos përdorni gjuhë të urrejtjes, do të ketë sanksione

Ministria për Punë të Brendshme ka dalë me apel deri te qytetarët që të mos grupohen për të parë ndeshjen Kosovë-Maqedonia e Veriut, të njëjtit bëjnë apel edhe deri te grupet e tifozëve të përmbahen nga gjuhe e urrejtjes dhe shkeljet tjera të mundshme, duke paralajmëruar sanksione të ashpra, shkruan Portalb.mk.

Nga MPB-ja informuan se për shkak të situatës me virusin korona dhe duke u bazuar në vendimet e Qeverisë, nuk do të lejohen tifozët të ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt në vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

“Sipas rekomandimeve të Inspektoratit shtetërorë shëndetësor dhe vendimeve të Qeverisë, nuk është e lejuar pjesëmarrje e tifozëve në ndeshjen. Apelojmë deri te qytetarët të mos organizohen në mënyrë që të shikojnë bashkë ndeshjen” kumtuan nga MPB.

Të njëjtit thanë se kanë mbajtur takime me liderët e grupeve të tifozëve dhe se të njëjtit i kanë paralajmëruar për sanksionet e mundshme në rast se shkelet ligji.

“Deri te grupet e tifozëve, me të cilët një pjesë e madhe e Sektorëve për punë të brendshme, apo njësiti i parandalimit, kanë mbajtur takime, apelojmë të përmbahen nga incidentet e mundshme, përdorja e gjuhës së urrejtjes apo shkelje të tjera të qetësisë dhe rendit publik, për shkak se do të ketë sanksione të ashpra”

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Maqedonia e Veriut është paraparë të mbahet nesër (8 tetor), kjo ndeshje është gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button