fbpx

Kur është koha e duhur për të bërë testin nëse mendoni se jeni të infektuar me koronavirus?

Studimet e deritanishme kanë treguar se gjasat për test fals negativ të COVID-19 është më e larta në katër ditët e para, para shfaqjes së simptomave, e cila ndodh në më shumë se 67% të rasteve. Që do të thotë nëse dyshoni se jeni të infektuar, nuk këshillohet të bëni testimin në 24 orët e para pasi rezultatet që merrni nuk do të jenë të vlefshme, shkruan Panacea.mk.

Sipas një raporti nga ekspertë nga Universiteti i Harvardit, simptomat e para nga ekspozimi ndaj infeksionit deri te infeksioni me virus mund të priten ndërmjet ditës së dytë dhe të 14-të, ndërsa te shumica e njerëzve ato shfaqen rreth ditës së pestë.

Disa ekspertë të shëndetit besojnë se dita e pestë e ekspozimit ndaj infeksionit është kohë ideale për testimin, gjë që paraqet kohën mesatarisht kur simptomat fillojnë të aktivizohen në organizëm.

Një person mund të jetë infektues 48 deri 72 orë para se të shfaqen simptomat e para, prandaj është e rëndësishme t’i vendosni ato në izolim sa më shpejt të jetë e mundur. Para testit, rekomandohet të kontaktoni mjekun amë me telefon për monitorimin e përditshëm të gjendjes shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button