Varhejl: Nevojiten rezultate konkrete në fushën e reformave që të mund të realizohet plani ekonomik dhe investues i KE-së

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhejl në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin, Zoran Zaev, tha se Komisioni Evropian është angazhuar me Maqedoninë e Veriut që të përforcojë zgjerimin, para për shkak të metodologjisë së re. Përpos kësaj, shtoi Varhejl, shtoi se KE ka propozuar plan ekonomik dhe investues për rajonin me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetës dhe të përputhet me standardet evropiane. Por, që kjo të realizohet, Varhejl kërkon rezultate konkrete në fushat kyçe të reformave, shkruan Portalb.mk.

“Kuptohet kjo është vetëm ofertë, varet nga ajo se a do të arrijmë rezultate në reforma me çka do të përforcohet kredibiliteti i gjithë këtij procesi që është para nesh. Folëm me kryeministrin për këtë, duhet të shohim që puna në teren zhvillohet shumë shpejtë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës dhe gjithë ligjet që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, por edhe në gjyqësor dhe prokurori, të shohim rezultate që të mund ta prezantojmë përkushtimin tuaj para vendeve anëtare”, deklaroi Varhejl.

Kryeministri, Zoran Zaev theksoi se, moment shumë i rëndësishëm është që raporti i KE-së publikohet në periudhën e riafirmimit të hapave të reformave dhe programit të Qeverisë së re dhe paraqet vegël shumë të rëndësishme në definimin e prioriteteve në periudhën vijuese.

“Raporti i KE-së jep pasqyrë të qartë për gjendjen e vendit. I nënvizon fushat ku është arritur përparim si dhe fushat ku duhet përpjekje shtesë për harmonizim me standardet evropiane. Në raportin për Maqedoninë e Veriut thuhet se dialogu përmbajtësor i MV me BE-në gjenmdet ne nivel shumë të lartë. Theksohet se vendi në shumë fusha është në nivel shumë të lartë në harmonizimin me legjislativen e BE-së dhe rekomandohet rezultate më të mëdha, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, zgjedhjeve, gjyqësorit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Zaev.

Varhejli po zhvillon vizitë zyrtare në Shkup një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së dhe planit ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Ai porositi se qëllimi i KE-së dhe kryesimit gjerman është që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button