Eurokomesari Varhejl sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejl, sot qëndron për vizitë zyrtare në Shkup. Në kuadër të kësaj vizite, ai do të realizojë takime me kreun shtetëror.

Siç kanë paralajmëruar nga delegacioni i BE-së në Shkup, takimin e parë do ta realizojë me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarët e Qeverisë. Pas takimit bilateral dhe seancës solemne në Qeveri, Zaev dhe Varhejli do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, raporton Portalb.mk.

Është paraparë që eurokomesari të takohet edhe me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi dhe të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend.

Po ashtu, është paralajmëruar edhe drekë pune e eurokomesarit me presidentin, Stevo Pendarovski, ndërsa do të takohet edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Varhejli vjen në Shkup një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së dhe planit ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Ai porositi se qëllimi i KE-së dhe kryesimit gjerman është që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button