Në të gjithë botën janë shënuar mbi 36 milionë raste, mbi 27 milionë janë shëruar

Sipas të dhënave më të fundit të ueb faqes World Meters, deri më tani në botë nga korona virusi Kovid- 19 janë infektuar 36,054,632 njerëz. Si rezultat kanë vdekur 1,054,745 dhe janë shëruar 27,156,723 prej tyre, transmeton Portalb.

Në listën e vendeve me numrin më të madh të rasteve qëndron SHBA-ja me 7,723,721 dhe 215,836 vdekje në total. Pas saj vijon India me 6,757,131. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë infektuar 2,952 persona. Pason Brazili me 4,970,953 njerëz të infektuar në total, prej të cilëve 147,571 kanë vdekur. Me shifër mbi një milion në vendin e katër qëndron Rusia, ku në total janë infektuar 1,237,504 njerëz, ndërsa kanë vdekur 21,663 persona. Nga vendet e Evropës pas Kolumbisë e gjashta qëndron Spanja me 865,631 infektime në total dhe 32,486 vdekje. Pas Perusë, Argjentinës, Meksikës dhe Afrikës së Jugut, qëndron një shtet tjetër evropian, Franca. Ky vend deri tani ka shënuar 634,763, prej të cilëve 32,365 kanë vdekur. Nga venet evropiane me numrin e infektimeve pas Francës qëndron Italia dhe Gjermania të cilat qëndrojnë në shifrën e mbi 300 mijë të infektuarish.

Koronavirusi  vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës. Madje kjo konsiderohet një valë e dytë për shumë vende, pasi hovi i infektimeve ka filluar të rritet.

Kujtojmë se korona virusi Kovid-19 për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tani është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button