Mund të mos zhvillohet debati midis Trumpit dhe Bidenit

Kandidati për president të SHBA-së Joe Biden të hënën tha se është i hapur javën e ardhshme të debatojë me Presidentin Trump, i cili doli pozitiv për COVID-19 javën e kaluar, por vetëm nëse vlerësohet se është e sigurt për ta bërë një gjë të tillë. Trumpi nga ana tjetër, jo më larg se gjatë fundjavës u shtrua në spital dhe në një gjendje të tillë duket se debati është i vështirë për tu realizuar, njofton Portalb.  

“Nëse shkencëtarët thonë se është e sigurt dhe distancat janë të sigurta, atëherë unë mendoj se është në rregull. Unë do të bëj gjithçka që ekspertët thonë se është gjëja e duhur për të bërë”, u tha Biden gazetarëve para se të hipte në avionin e tij për të bërë fushatë në Florida, transmeton CBSNEWS.

Drejtori i komunikimit të Presidentit Trump, Tim Murtaugh tha të hënën se Presidenti synon të debatojë më 15 tetor. Një gjë të tillë e ka thënë edhe vetë Presidenti Trump përmes rrjetit social Twitter. “Unë mezi e pres debatin mbrëmjen e së enjtes më 15 tetor në Miami. Do të jetë i mrekullueshëm!”, tha presidenti në Twitter.

Por shëndeti i presidentit mund të kërkojë që debati të planifikohet ose anulohet. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi u testua për herë të parë pozitiv për COVID-19 më 1 Tetor, dy ditë pas debatit të fundit. Mjeku i tij, Dr. Sean Conley, tha të hënën se Trumpi do monitorohet deri në momentin kur nuk do të jetë i infektuar.

Presidenti Trump rezultoi për herë të parë pozitiv për COVID-19 të enjten e kaluar dhe u shtrua në spital për 72 orë midis mbrëmjes së së premtes dhe të hënës.

Bazuar në këto detaje për fazat e infektimit, pjesëmarrja e tij në debat, gjatë së cilës kandidatët do t’u përgjigjen pyetjeve të votuesve, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik, bazuar në udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila konsideron se dikush i infektuar me virusin mund ta transmetojë atë për 10 deri në 20 ditë nga fillimi i simptomave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button