Vandalët dëmtuan instrumentet për paralajmërimin e hershëm nga përmbytjet në Vardar afër Saraqinës rrethi i Tetovës

Instrumenteve për paralajmërim të hershëm nga përmbytjet në stacionin hidrologjik “Sarakinci” që ndodhet në lumin Vardar afër fshatit Saraqinë të Tetovës u është shkaktuar dëm në vlerë prej 5.000 deri në 10.000 euro, njofton Portalb.mk.

“Javën e kaluar, ekipi ynë vizitoi stacionin në Saraqinë në mënyrë për të parë përse nuk ka të dhëna në faqen tonë të internetit, me ç’rast u vërejt se instrumenti ishte dëmtuar. Sot, ekipi ynë ishte përsëri në terren dhe e raportoi dëmtimin në polici, e pas kësaj autorët po kërkohen”, thonë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Ky stacion hidrologjik është donacion nga UNDP dhe është vendosur si pjesë e projektit për paralajmërim të hershëm nga përmbytjet në pjesën e sipërme të pellgut të lumit Vardar. Nga DPHM thonë se stacioni hidraulik “Sarakinci” është dëmtuar nga vandalë dhe ashtu është parandaluar funksionimin normal të tij. Sipas Vasko Stojov nga DPHM, dëmi ishte bërë qëllimisht, sepse në vendin ku ishte vendosur instrumenti nuk i pengonte askujt. DPHM tani duhet të sigurojë instrument të ri, i cili është shumë i shtrenjtë.

Ekipet e DPHM në terren për të konstatuar dëmin; Burimi i fotografisë: DPHM
Ekipet e DPHM në terren për të konstatuar dëmin; Burimi i fotografisë: DPHM

DPHM informon se stacionet hidrologjike shpesh janë cak i sulmeve ose shkatërrohen. Në kuadër të projektit të UNDP-së, stacione hidrologjike janë vendosur në Balin Dol, Jegunovce, Radiovce, Tetovë, Tearcë, Llakavicë, Negotinë, Bogovinë dhe Orkush. Këto instrumente janë vendosur në rajonin e Pollogut, ku rreziku nga përmbytjet është më i madhi, dhe vitet e fundit ka pasur disa katastrofa të tilla natyrore që kanë shkaktuar dëme serioze.

“Buxheti i departamentit të hidrologjisë për mirëmbajtjen e stacioneve është i kufizuar dhe ne nuk jemi në gjendje të kompensojmë dëme të tilla vetë,” shpjegojnë nga DPHM në Fecebook faqen e tyre.

Akti i vandalizmit është raportuar në SPB Tetovë, prej ku informojnë se nëpunësit e policisë kanë qenë në fshatin Saraqinë, e kanë bërë foto dokumentimin e dëmit dhe aktualisht janë në kërkim të autorëve të krimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button