Opozitari rus Navalny ishte helmuar me Noviçok, konfirmoi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) sot raportoi se nga mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny janë konfirmuar prezencën e një agjenti kimik, Noviçok.

“Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Këto raportime vijnë pas raportimeve të presidencës franceze që konfirmoi se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Autoritetet gjermane i kërkuan OPCW me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t’i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar, ai akuzon Moskën për fshehjen e provave të helmimit të ndaj tij, dhe kërkon t’i kthehen rrobat që kishte veshur kur ra në koma muajin e kaluar. Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri tjera perëndimore thonë se është helmuar me agjent nervor, ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button