Dimitrov e vlerësoi si “Ditë të bukur evropiane”, ndërkohë Varhejl kërkoi angazhim në zgjidhjen e problemeve me Bullgarinë

Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministri për çështje evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në konferencën e përbashkët me euroambasadorin Dejvid Gir, ditën e sotme e vlerësoi si një ‘ditë të bukur evropiane’, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një raport të ri. Qëllimi është pak të flasim pak për Raportin që pak më parë është publikuar. Gjithashtu është publikuar edhe Plani i ri për ekonomi-investime për gjithë Ballkanin Perëndimor. Dita e sotme është interesante, pasi për herë të parë gjuha maqedonase ishte një nga gjuhët e konferencës së Komisionit Evropian, ku foli komisionari Varhej. Sot ka arritur në Bankën Popullore edhe pjesa e parë prej 80 milionë euro nga ndihma makro-ekonomike e  Bashkimit Evropian”, deklaroi Dimitrov.

Dejid Gir, ambasadori evropian në Maqedoninë e Veriut, ditën e sotme e ka vlerësuar si një ditë të rëndësishme.

“Vërtet është ditë e rëndësishme sot. Sot, komisionari Varhej, tashmë e ka publikuar atë që tashmë ne e quajmë Paketën për zgjerim, njejtë ky është Raporti për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Njëjtë ky është një moment i rëndësishëm për vlerësimin e përparimit në implementimin e reformave”, deklaroi Grei.

Ai theksoi se BE-ja ka bashkëpunuar me Maqedoninë e Veriut sikurse edhe me vendet tjera për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga Kovid-19, duke dhuruar edhe donacione.

“Nesër komisionari Varhej do të jetë në Shkup për të prezantuar edhe këtë Raport si dhe Paketën mbështetëse për ekonomi-investime”, deklaroi Grei.

Oliver Varhejl, eurokomesarit për zgjerim, sot ka theksuar se ka kërkuar nga diplomacia e Maqedonisë së Veriut të zgjidh problemin me Bullgarinë.

“Ne jemi duke punuar dorë për dore me autoritetet bullgare dhe maqedonase, unë e prita Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministrin javën e kaluar dhe i inkurajova që të angazhohen me fqinjin e tyre, sepse bëhet fjalë për interes të përbashkët për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët,” tha Varheji, duke përsëritur qëndrimin se është për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare gjatë vitit 2020.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se Varhejl nesër pritet të jetë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa për ora 11:20 kanë paralajmëruar konferencë të përbashkët pas takimit bilateral dhe seancës solemne të Qeverisë.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, në të cilin mes tjerash, thuhet se vendi është mesatarisht i gatshëm për reforma në gjyqësor, administratën publike,  luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjitha këto fusha kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button