Me ndryshimet në Ligjin për ndërtim nga investitori do të kërkohet të deklarojë se me çka do të ngrohet objekti i ri

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) Marko Bislimoski, së bashku me komisionerin Atanasko Tuneski sot morën pjesë në një takim pune me Shoqatën e ndërtimtarisë, materialeve të ndërtimit dhe jometaleve në Odën ekonomike të Maqedonisë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Plotësimi i lejes së ndërtimit me një fushë në të cilën do të jetë e detyrueshme të tregohet saktësisht se me çka do të ngrohet çdo objekt i ri ishte tema kryesore e takimit. Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit iu referuan çështjes së një zgjidhjeje më gjithëpërfshirëse për sfidën e ngrohjes së ndërtesave duke bërë hartën e qytetit.

“Duhet doemos të dihet saktësisht se me çka do të nxehet çdo objekt i ri për të siguruar parashikueshmëri, besueshmëri dhe qëndrueshmëri në shpërndarjen e energjisë. Të gjithë palët e prekura duhet ta kenë situatën e qartë – qytetarët të cilët blejnë pronë të re të patundshme: shtëpi, apartament ose objekte biznesi, por edhe vetë operatorët e rrjetit të shpërndarjes duhet të dinë saktësisht se ku të forcojnë investimet në rrjet për të minimizuar defektet e mundshme dhe “të mos ketë rënie të sistemit”, tha kryetari i KRRE Bislimovski.

Ai shpjegoi se prioriteti është që familjet të marrin energji ekologjike, ekonomik, efikase (gaz natyror), ndërsa motivi është që të përdorim burimet që i kemi në dispozicionin si shtet në mënyrë efikase dhe ekonomike për të zgjidhur ngrohjen e qytetarëve.

“Në këtë mënyrë, do të kemi zona me harta të krijuara para kohe ku dhe me çfarë burimi energjetik do të ngrohen shtëpitë dhe objektet. Në vendet ku ekziston një sistem i organizuar i ngrohjes, ndërtesat e reja do të lidhen me këtë sistem, ndërsa nëse investitori tregon se ka një sistem më efikas për të zgjidhur problemin e ngrohjes, nuk diskutohet se do të zbatohet ajo zgjidhje, që e lejon Ligjin për Efikasitet energjetik në përputhje me direktivat evropiane”, tha Bislimoski.

Komisioni Rregullator për energjetikë dhe shërbimet të ujit në mars të këtij viti filloi një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për ndërtim në fushën e lejeve të ndërtimit dhe për atë qëllim i dërgoi një informacion deri në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, së bashku me një draft tekst se si të bëhen korrigjimet në propozimin e Ligji për ndërtim.

Në periudhën e kaluar, KRRE solli vendim me të cilin tarifa për kyçje në sistemin e shpërndarjes së nxehtësisë u ul për 37 %, në mënyrë që të inkurajojë sa më shumë objekte të ndërtuara rishtas të lidhen me sistemin për shpërndarje të nxehtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button