Policia gjatë ditës së djeshme ka përjashtuar nga trafiku 15 automjete për transport publik në Shkup (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kontrolleve të përforcuara, ka sanksionuar shkeljet për defekte teknike të automjeteve të transportit publik.

“Janë sanksionuar 15 automjete, prej të cilave 12 për shkak të defekteve në pjesën e frenimit, dy automjete për shkak të defekteve të timonit, ndërsa një për shkak të defekteve të tjera. Automjetet janë përjashtuar nga trafiku dhe janë bërë paraqitjet e duhura. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Policia tanimë tre muaj kryen kontrolle të përforcuara, të cilat përfshin edhe kontrollin e defekekteve teknike të automjeteve të transportit publik. Më 31 gusht të këtij viti, MPB për vetëm 3 orë, ka regjistruar 52 shkelje të ndryshme te furgonët, autobusët dhe taksitë të cilët bëjnë transport të udhëtarëve në territorin e SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shtip.

Sipas të dhënave statistikore, numri i personave të lënduar dhe që kanë ndërruar jetë në aksidente të autobusëve rritet ndër vite, ndërsa mosha e autobusëve me të cilët bëhet transporti i udhëtarët vite me radhë është mesatarisht 18 vite.

Ekspertët theksojnë se kontrollet e transportuesve duhet të përforcohen dhe dispozitat aktuale ligjore, që kanë të bëjnë me defektet teknike të automjeteve që kryejnë transport të linjave të udhëtarëve, duhet të zbatohen në mënyrë strikte

Vitin e kaluar, në aksident e autobusit që ka ndodhur më 13 shkurt në fshatin Llaskarcë, kanë ndërruar jetë 16 persona, ndërsa 37 ishin lënduar rëndër. Për rastin “Llaskarca” po zhvillohet proces gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar dhe momentalisht ndodhet në fazën e diskutimit kryesor. Prokuroria përkrah tejkalimit të shpejtësisë së lejuar të autobusit të kompanisë “Durmo Tours”, dyshon se pikërisht defektet teknike të autobusit kanë qenë arsyeja për të cilën ka ndodhur fatkeqësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button