Në 6 muajt e parë, nuk është plotësuar asnjë obligim nga Plani Aksional i Strategjisë për Transparencë

Fondacioni “Metamorfozis” ka përgatitur Raport për vlerësimin e nivelit të zbatimit të Planit Aksional (PA) të Strategjisë për Transparencë (2019-2021) në gjashtë muajt e parë (2019-maj 2020).

Vëzhgimi e vlerëson zbatimin e PA-së në dy dimensione: nëse zbatohet në kohë dhe nëse zbatohet tërësisht në një mostër të rastësishme nga 50 institucione: 16 ministri dhe 34 organe dhe trupa të pushtetit ekzekutiv. Në pyetësorët janë përgjigjur 19 institucione: 8 ministri dhe 11 agjenci ekzekutive.

Sipas Planti Aksional, në periudhën mes nëntor 2019-të dhe maj 2020-të është parashikuar që Qeveria dhe të gjitha institucionet ta realizojnë delegimin e fuqisë për miratimin e vendimeve nga nëpunësit publik te nëpunësit e autorizuar në procedurat për qasje deri tek informatat.

“Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik do të krijojë doracak dhe udhëzues për zbatimin e parimit të delegimit të fuqisë dhe respektim të afateve për vendime. Qeveria dhe Agjencia do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, me të cilin do të formohet komunikim i rregullt mes dy institucioneve për zbulimin e parregullsive dhe marrjen e masave kundër të njëjtave. Ky bashkëpunim do të mundësohet nëpërmjet angazhimit të personelit të Qeverisë përshkrimi i punës së cilës do të fokusohet në komunikim dhe analizim të të dhënave dhe informatave të marra nga Agjencia në lidhje me punën e institucioneve. Ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë do të përgatitë draft-konkluzione të bazuara në raportin vjetor të Agjencisë, të miratuar nga Kuvendi, për atë se si të zgjidhen sfidat e zbuluara në raportin përkatës”, thuhet në Planin Aksional.

Por, vëzhgimi i zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” tregon se asnjëra prej këtyre obligimeve nuk është kryer.

“Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë njofton se draft-formulari për vendimin për delegim të fuqisë për miratimin e vendimeve për kërkesa për qasje të deri tek informatat nga nëpunësit publik te nëpunësit zyrtarë është përgatitur nga Agjencia dhe është planifikuar që të diskutohet në seancë të Qeverisë. Megjithatë, kjo është larguar nga rendi i ditës, si rezultat i vërejtjeve të dhëna nga Sekretariati për Legjislacion. Dy institucione, Ministria e Punëve të Jashtme (nga gushti i vitit 2018-të) dhe Ministria e Financave (nga janari i vitit 2020-të), njoftojnë se kanë nënshkruar vendim për delegim të fuqisë për miratim të vendimeve për kërkesa për qasje të lirë deri tek informatat te nëpunësit, por ajo është bërë dukshëm me vetiniciativë, dhe jo me kërkesë të Sekretariatit të Përgjithshëm dhe do të dëshironim ta theksojmë si shembull pozitiv”, thuhet në Raport.

Në të shtohet se “në lidhje me vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Agjencisë, Sekretariati i Përgjithshëm njofton se nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim është anuluar për shkak planit për organizim të zgjedhjeve në prill të vitit 2020, të cilat u anuluan për shkak të pandemisë me KOVID-19 në vend”.

“Sekretariati i Përgjithshëm gjithashtu njofton se ka dorëzuar akt për sistematizim të punësimeve të reja deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, por miratimi është anuluar për shkak epidemisë me KOVID-19. Në lidhje me përgatitjen e konkluzioneve që duhet të merren si përgjigje e raportit për Agjencinë, të miratuar nga Kuvendi, Sekretariati nuk njofton për çfarëdo zhvillimi në lidhje me këtë”, thuhet në Raport.

Sekretariati i Përgjithshëm njofton për politikën për 21 dokumentet si listë e numrit minimal të dokumenteve që duhet t’i publikojnë dhe përditësojnë institucionet.

“Megjithatë, Strategjia planifikon ta zgjerojë politikën për 21 dokumente, e cila nuk është zbatuar. Për atë, nuk është përkatëse që të vlerësohet numri i dokumenteve që i publikon çdo institucion, pasi që politika e re ende nuk është miratuar. Përveç asaj, ende nuk është përditësuar mjeti për llogaridhënie për harxhimet e bartësve të funksioneve publike, e as është angazhuar personeli i ri për mbikëqyrje të zbatimit të saj. Ngjashëm me atë, Njësia Organizative në Sekretariatin e Përgjithshëm për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për Transparencë ende nuk është ekipuar. Dështimi që të aktivizohet kjo njësi është gjithsesi arsyeja kryesore për mossukses dhe arsye për anulimin e shumë aktiviteteve”, tregon vëzhgimi.

Mungesa e raportit për zbatimin e Strategjisë është gjithashtu pasojë e drejtpërdrejtë nga mungesa e njësisë qendrore për ndjekje.

“Sekretariati i Përgjithshëm pret që kjo njësi të jetë funksionale deri në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit të vitit 2020. Qeveria nuk i ka përgatitur raportet unifikim të formateve dhe përmbajtjeve të ueb-faqeve të institucioneve ekzekutive dhe, ashtu siç është kumtuar, fushata për ngritjen e vetëdijes për të drejtën për qasje të lirë deri tek informatat është anuluar për në maj të vitit 2020”, thuhet në Raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button