Janë detektuar rreziqet për korrupsion në tenderët e ndërmarrjeve shtetërore dhe komunale

Qendra për Komunikime Civile (QKC) publikoi hulumtimin “Krijimi i hartës së rreziqeve për korrupsion në prokurimet publike të ndërmarrjeve në pronësi të Qeverisë dhe komunave”, njofton Portalb.mk.

Rreziqet për korrupsion janë hartuar në bazë të monitorimit të thellë të tenderëve të 37 shoqatave aksionare dhe ndërmarrjeve të themeluara nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe komunat Kavadarci, Gostivar dhe Strugë. Në 2019, këto ndërmarrje kanë nënshkruar kontrata për prokurime publike me vlerë 247 milionë euro, që është 27% e prokurimit publik të përgjithshëm të vendit.

“Janë identifikuar rreziqe për korrupsion, të cilat manifestohen përmes ndryshimeve të shpeshta dhe të konsiderueshme të planeve për prokurime publike, si dhe përmes realizimit të ulët të planeve. Në 16 nga 37 ndërmarrjet, realizimi i planeve për prokurime publike është më i ulët se 50%. Niveli më i lartë i realizimit të planit ishte SHA MIA me 96%, dhe ndërsa më të ulëtin SHA Ujësjellësi me vetëm 1%. Përqendrimi i një kompanie në prokurimet publike të një institucioni të caktuar, si një nga treguesit më të rëndësishëm për ekzistencën e rrezikut të korrupsionit, është problem që është regjistruar në shumë prej kompanive të analizuara dhe shoqërive aksionare. Te pothuajse një e treta e tyre, përqendrimi i prokurimit në një kompani është më i lartë se 40%. “Sipas vlerës së kontratave, pjesa më e madhe e një kompanie është me SHA Elektranat, ndërsa sipas pjesëmarrjes procentuale në SHA Ujësjellësi”, thuhet në hulumtim.

Aty shtohet se një e treta e kompanive të synuara kishin aplikuar procedura jo-transparente me  negocim pa botuar shpallje. Pjesëmarrje të lartë e këtyre prokurimeve në vlerën totale të prokurimeve janë regjistruar te Gazeta Zyrtare, me 28% dhe në Qytetin e Shkupit, me 22%.

“Te më shumë se 20 nga 37 ndërmarrjet e synuara, pjesa e procedurave të anuluara është më e lartë se 20%. Anulimet e shpeshta të tenderëve janë një tregues i rrezikut të korrupsionit. Anulimet më të mëdha të tenderëve kishin HM Transport, Pyjet Kombëtare dhe NQP Shkup. Diferenca të mëdha janë konstatuar në çmimet e prokurimit për të njëjtin lloj të produkteve dhe shërbimeve, nga 24%120%. Një megavat / orë energji elektrike është blerë me çmime nga 4.7385.888 denarë. Një top letër për printim (ngjyrë e bardhë, 80 gram dhe format A4) është blerë nga 158 deri në 349 denarë. Kompanitë u paguajnë agjencive të sigurimit, për një person për sigurim fizik në nivel mujor 24,255 deri 36,875 denarë. Për punësime të përkohshëm, janë përdorur shërbime nga agjenci të specializuara, të cilave u është paguar komision prej 0,01%8,90% të të ardhurave bruto të punëtorëve. “Derivatet e naftës, nga ana tjetër, janë blerë me çmimet më të larta me pakicë”, shtohet në hulumtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button