Raporti i KE-së: Kërkohet qasje më proaktive ndaj krimit dhe korrupsionit, të monitorohet fenomeni i mosndëshkimit në polici

Komisioni Evropian pritet që sot pasdite ta paraqesë raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut. Sipas pjesëve të raportit që i ka siguruar agjencia shtetërore MIA, theksohet se është e nevojshme të sigurohet qasje më proaktive nga të gjithë aktorët e përfshirë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pasi është i pranishëm në shumë fusha, njofton Portalb.

Raporti gjithashtu thotë se lufta kundër korrupsionit, një pjesë themelore e procesit të integrimit në BE, po bën përparim të mirë në pjesën e hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit  të lëndëve të profilit të lartë të korrupsionit, dhe veçanërisht mirëpret punën e Komisionit Antikorrupsion, në detektimin e rasteve të nepotizmit, afërsisë dhe ndikimit politik gjatë punësimit në sektorin publik. Është përshëndetur edhe puna e Këshillit Gjyqësor, për të cilin thuhet se i kryen detyrat e tij në një mënyrë proaktive, ndërsa mekanizmat për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit, llogaridhënien, procedurat disiplinore dhe parandalimin e konfliktit të interesit janë përmirësuar.

Sipas Komisionit Evropian, një dobësi e Maqedonisë së Verioriut është zbatimi i legjislacionit për të parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe kritikon faktin se nuk ka hetues vërtet të pavarur për të monitoruar në mënyrë efektive punën e policisë që do të merret në mënyrë efektive me fenomenin e mosndëshkimit në polici.

Në pjesën e raportit të siguruar, thuhet gjithashtu se nevojiten masa urgjente për të përmirësuar situatën në burgje dhe për të gjetur zgjidhje alternative për paraburgimin dhe burgimin.

Gatishmëria e vendit për reforma në administratën publike vlerësohet si mesatare përparim të caktuar në lidhje me transparencës, përmes miratimit të Strategjisë për Transparencë 2019-2021, operacionalizimi i portalit të hapur për të dhëna të Qeverisë dhe publikimi i të dhënave për harxhimet e shtetit.

Në raport theksohet se me përforcimin e demokracisë dhe drejtësisë, me përfshirjen e opozitës së Kuvend, në atmosferë të qetë ndëretnike dhe me pjesëmarrje aktive të sektorit civil, ka gatishmëri mesatare për reforma në gjyqësor, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit. Mediat janë përgjithësisht të lira, ndërsa vërejtje ka për trajtimin e të paraburgosurve dhe personave të burgosur dhe për miratimin urgjent të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë theksuar si shembull për fqinjësi të mirë në rajon. Raportin më i ri i KE-së, do të prezantohet sot pasdite nga ana e eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varhejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button