U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për Maqedoninë e Veriut, në të cilin mes tjerash, thuhet se vendi është mesatarisht i gatshëm për reforma në gjyqësor, administratën publike,  luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjitha këto fusha kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, shkruan Portalb.mk.

Në raportin më të ri të KE-së,i cili u prezantua nga ana e eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varhejl, theksohet se me përforcimin e demokracisë dhe drejtësisë, me përfshirjen e opozitës së Kuvend, në atmosferë të qetë ndëretnike dhe me pjesëmarrje aktive të sektorit civil, ka gatishmëri mesatare për reforma në gjyqësor, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit. Mediat janë përgjithësisht të lira, ndërsa vërejtje ka për trajtimin e të paraburgosurve dhe personave të burgosur dhe për miratimin urgjent të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë theksuar si shembull për fqinjësi të mirë në rajon.

Ndër rekomandimet që adreson ky raport, është edhe financimi i partive ku thuhet se partitë politike duhet të përmirësojnë demokracinë e brendshme dhe të tregojnë burimet e financimeve. Po ashtu, rekomandohet reforma në administratë publike që do të përfshinin punësime të bazuara në merita ndërsa, Komisioni Evropian kërkon edhe dënimin e krimeve që dalin nga përgimet.

Në pjesën e kritereve politike, theksohet roli i Kuvendit si forum kryesor për dialog konstruktiv politik, i cili e përmbush rolin e vet përmes miratimin të një numri të madh të ligjeve në lidhje me BE-në. Por, vërejta është se Kuvendi shumë herë ka miratuar ligje me procedurë të shkurtuar, që sipas KE-së, duhet të kufizohet.

“Pritjet nga legjislatura e re janë që të punojë në një mënyrë gjithëpërfshirëse në ndërtimin e arritjeve të kaluara, duke përmirësuar funksionimin e mëtejmë të tyre. Partitë politike duhet të përmirësojnë proceset e tyre të brendshme demokratike dhe të sigurojnë transparencë të financimit të tyre”, thuhet në raport.

Reforma e shërbimeve të zbulimit që është në rrjedh vlerësohet në pajtueshmëri me rekomandimet dhe sundimin e së drejtës, me vërejtje se duhet të përforcohet kapaciteti i mbikëqyrjes parlamentare.

Gatishmëria e vendit për reforma në administratën publike vlerësohet si mesatare përparim të caktuar në lidhje me transparencës, përmes miratimit të Strategjisë për Transparencë 2019-2021, operacionalizimi i portalit të hapur për të dhëna të Qeverisë dhe publikimi i të dhënave për harxhimet e shtetit, ndërsa theksohet edhe puna e Komisionit Shtetërorë për Antikorrupsion, në detektimin e rasteve të nepotizmit, afërsisë dhe ndikimit politik gjatë punësimit në sektorin publik.

“Në periudhën vijuese, shteti duhet të vendos një kornizë legjislative që siguron respektimin e plotë të rekrutimit të bazuar në merita për shërbimin e lartë civil dhe pozicione të tjera; të finalizojë rishikimin horizontal funksional dhe të fillojë zbatimi i tij për t’u siguruar linja të qarta të llogaridhënies mes institucioneve, të sigurojë zbatimin e plotë të Ligjit për Procedurat e Përgjithshme Administrative”, qëndron në raport.

Gatishmëri mesatare për reforma nënvizohet edhe për sistemin gjyqësore, me çka vërehet përparim i mirë në zbatimin e strategjisë për reforma në gjyqësor në kontekst të prioriteteve urgjente për reforma dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe grupit të ekspertëve për çështjet e sistemit të sundimit të së drejtës.

Si rezultat i asaj që është ndërmarrë viteve të fundit, KE konstaton se Maqedonia e Veriut ka vendosur mekanizma për sigurimin e pavarësisë së gjyqësore dhe llogaridhënies. Si hap pozitiv theksohet edhe Ligji për Prokurori Publike, me të cilin është gjendur zgjidhje për rastet e PSP-së, si dhe ligji i rishqyrtuar për Këshillin e Prokurorëve Publik – që sipas vlerësimeve të KE-së do të kontribuojë për rritjen e besimin të opinionit në gjyqësor.

Gatishmëri mesatare është konstatuar edhe te lufta kundër korrupsionit, e cila, siç theksohet, është e përhapur në shumë fusha, por përparim i mirë thuhet se është arritur në hetimin, ndjekje dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të lartë. Në raport është përmendur rasti “Zhvatja”, në të cilin është gjykuar ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

“Në vitin e ardhshëm, vendi duhet, në veçanti të zbatojë legjin e ri duke transferuar disa nga të drejtat e ish- Prokurorisë Speciale në Zyrën e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe rregullimin e statusit të përgjimeve në mënyrë që të vazhdojë përgjegjësia për krimet që dalin dhe kanë të bëjnë me përgjimet, të rritet numri përfundimit të rasteve të e korrupsionit të nivelit të lartë, duke përfshirë konfiskimin e mëtejshëm të pasurive kriminale, demonstrimi i vullnetit politik për të luftuar korrupsionin duke mbështetur organet përkatëse edhe më tej me burime financiare dhe njerëzore dhe duke siguruar udhëzime të qarta të politikave për të gjitha
institucionet e shtetit se si të trajtohet korrupsioni në përputhje me rekomandimet e Komisionin Shtetëror për Parandalimin të Korrupsionit”, theksohet në raport në pjesën e luftës kundër korrupsionit.

Vendi ka nivel të caktuar të gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Korniza ligjore e cila e rregullon luftën kundër krimit të organizuar vlerësohet se në masë të madhe është në pajtueshmëri me standardet evropiane, por rekomandohet që të vazhdohet me zbatimin e strategjive kundër krimit të organizuar dhe të përmirësohet efikasiteti në luftën kundër larjes së parave dhe krimit financiar.

Po ashtu, theksohet se Maqedonia e Veriut duhet të përforcojë zbatimin e legjislatives që të ndalojë gjuhën e urrejtjes, si dhe të implementohet Plani Aksional nacional për zbatimin e Konventës së Stambollit.

Sa i përket lirisë së shprehjes, KE vlerëson se vendi ka nivel të caktuar mesatar të gatishmërisë, si dhe ka arritur përparim të kufizuar në këtë fushë.

“Nevojitet që të përforcohet përpjekjet për vetërregullim dhe të mbështetet përparimi i standardeve profesionale dhe cilësia e gazetarisë. Nevojitet transparencë më e madhe nga aspekti i reklamimit të mediave nga ana e institucioneve, partive politike dhe ndërmarrjeve publike”, thuhet në raport.

Më tej në raport thuhet se, nevojitet zgjidhje e qëndrueshme në lidhje me servisin publik për pavarësinë e tij, profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë financiare. Edhe për mediat e tjera thuhet se mbetet sfidë qëndrueshmëria financiare dhe kushtet për punë.

Eurokomesari për zgjerim sot para deputetëve të Parlamentit Evropian, do të prezantojë pakon e zgjerimit për vititn 2020 si dhe planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor. Diskutimi i drejtpërdrejt i eurodeputetëve për Punë të Jashtme mbi pakon e zgjerimit, mund të ndiqet në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button