Komisioni Evropian do të mbështesë me 20 miliardë euro Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, si mbështetje për Ballkanin Perëndimor në trajtimin e COVID-19 dhe rimëkëmbjen post-pandemike, thuhet në një plan investimi, shkruan Portalb.mk.

Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian. Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e Evropës dhe një përparësi gjeostrategjike për Bashkimi Europian. Perspektiva evropiane e të gjithë rajonit u konfirmua përsëri, thuhet në dokument, në mars 2020, kur Shtetet Anëtare miratuan propozimet e Komisionit për ta forcuar metodologjinë  për procesin e anëtarësimit dhe vendosi të hapë negociatat me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Një pjesë e rëndësishme e mbështetjes ekonomike të BE-së do të ndihmojë sektorin privat të adresojë likuiditetin dhe sfidat financiare duke mobilizuar skemat e garantuara të financuara nga BE, në bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare”, thuhet në këtë dokument.

Në draft dokumentin prej gjashtë faqesh thuhet se së bashku me partnerët tjerë, janë duke siguruar fonde me të cilat do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës me pandeminë në këto shtete.

Paketa, e paralajmëruar në kulmin e krizës nga pandemia COVID-19, do të paraqitet nga Komisioni Evropian sot pasdite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button