Pavarësia në gjyqësor: RMV ende nuk e ka larguar ministrin e Drejtësisë prej Këshillit Gjyqësor, pavarësisht thirrjeve të GREKO-s

Trupi kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës – GREKO, ashtu sikur në disa vite me radhë edhe në raportin e fundit sërish e ka theksuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë plotësuar rekomandimin e tyre që ministri i Drejtësisë, me ligj, tërësisht të privohet nga anëtarësia e tij në Këshillin Gjyqësor, me qëllim që të përforcohet pavarësia e gjyqësorit, shkruan Portalb.mk.

Pavarësisht se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë vote dhe nuk pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor, grupi i shteteve kundër korrupsionit, në raportin e fundit e ripërsërisin kërkesën e tyre të vazhdueshme që ministri i Drejtësisë të mos jetë pjesë e Këshillit Gjyqësor, sipas detyrës zyrtare.

Ministria e Drejtësisë

“GREKO rikujton se statusi i këtij rekomandimi është ndryshuar prej ndryshimeve të pjesshme në Raportin e parë për harmonizim, në të pazbatueshme në Raportin e dytë për harmonizim. Fillimisht, deri te Kuvendi është dorëzuar propozim për ndryshime kushtetuese me të cilat do të vendosej ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor, i cili ka parashikuar shfuqizimin e anëtarësisë së ministrit të Drejtësisë në këtë trup. Ndryshime të ngjashme në Ligjin për Këshillin GJyqësor ishin në fazën përgatitore. Pas kësaj, planet për ndryshim të Kushtetutës u anuluan, a autoritetet njoftuan se e kanë respektuar rekomandimin duke e privuar ministrin e Drejtësisë nga e drejta për votë në Këshillin Gjyqësor duke vendosur pjesëmarrje vullnetare të ministrave të drejtësisë në Këshillin Gjyqësor, në dy qeveritë e fundit”, thuhet në raportin e GREKO-s.

Portalb.mk, kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë të cilët thonë se ata mbeten në qëndrimin se ministri nuk duhet të marrë pjesë në Këshillin Gjyqësor.

“Ministria e Drejtësisë mbetet në qëndrimin se ministri i Drejtësisë nuk duhet të marrë pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor. Megjithatë, GREKO mbetet në qëndrimin se rekomandimi do të vlerësohet si i plotësuar, vetëm me ndryshim të Kushtetutës”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pavarësisht se ministri i Drejtësisë ka të drejtë të marrë pjesë në seanca, por pa të drejtë vote dhe nuk guxon të marrë pjesë në seancat ku shqyrtohet konstatimi i përgjegjësisë, zgjedhje ose shkarkimi i ndonjë gjykatësit/kryetari të Gjykatës, GREKO, sërish thotë se nuk e ndryshon gjendjen thelbësore.

“GREKO-s i vjen keq që plani për largimin e ministrit të Drejtësisë nga përbërja e Këshillit Gjyqësor nëpërmjet reformave kushtetuese është anuluar. Rregullativa e miratuar nuk e ndryshon thelbin e gjendjes. Ndikimi i mundshëm politik nga ana e ministrit të Drejtësisë, madhe edhe pa të drejtë vote ose prani formale në mbledhje ishte dokumentuar në Raportin për evaluim. Në mungesë të planeve për zbatimin e këtij rekomandimi, mbetet vlerësimi paraprak i GREKO-s për këtë çështje”, thuhet në raport.

Rekomandimi i njëjtë nga GREKO u dha edhe në vitin 2018-të.

Në raportin e fundit, GREKO thekson se rekomandimet e tyre për deputetët e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjyqtarët dhe prokurorët, ose janë zbatuar pjesërisht ose nuk janë zbatuar fare, ndërsa vetëm disa janë zbatuar plotësisht dhe nga kjo rrjedh se Maqedonia e Veriut në përgjithësi nuk i ka përmbushur detyrimet e saj që i ka marrë më 22 qershor 2018, e për të cilat kishte afat deri në 30 shtator të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button