Çegrani sot dhe nesër

Çegrani vendi në të cilin jam rritur dhe arsimuar, vendi ku kam familjen dhe vendi që po zbrazët në vazhdimësi nga njerëzit që dikur i jepnin aq shumë gjallëri. Por pse është një gjendje e tillë, nga çka u shkaktua, cilat janë problemet, kush është fajtori dhe cila është zgjidhja !?
Janë shumë pyetje të thjeshta të cilave mund tu jepen përgjigje jo shumë të shkurtra dhe konkrete. Si është e mundur që një fshat në të cilën shumë njerëz kanë jetuar në harmoni për një kohë të gjatë. Kurse tash kuptohet me probleme të izoluara tashmë të shohin njeri tjetrin si armiq të përbetuar. Një përgjigje pak a shumë përmbledhëse mund të jetë ajo që fajtori kryesor është politika qendrore ndër vite, në raport me shqiptarët që jetojnë në këto vise, por edhe me të gjithë fshatarët e tjerë për nga aspekti ekonomik, shkaku që investimet në këtë fshat janë të pakta dhe pa efektin e duhur që mund të shërbente si stimulim për banorët e Çegranit.
Raporti i popullsisë ka ndryshuar drastikisht, një  pjesë e madhe janë largua nga fshati, tashmë Çegrani pothuajse është zbrazur pa banorë. Gjendja e banorëve të Çegranit keqësohej dita e ditës, të drejtat e tyre vazhduan të shkeleshin në vazhdimësi, duke ja shtuar këtu edhe kushtet e vështira ekonomike e bënin të pa evitueshëm largimin nga vendlindja.
Si pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të mi edhe unë kam vendosur që për një kohë të largohem nga vendi im, jo pse dua të qëndroj larg familjes, apo pse dua të jem larg shoqërisë apo vendlindjes, por për shkak se nevoja për të pasur punë dhe karrierë të suksesshme është një motiv shumë i fortë, madje vetëm tani mund ti kuptoj bashkëqytetarët e mi se pse kanë vendosur të largohen. Por ekziston një dallim i vogël, unë dëshiroj që të mos largohem, unë dëshiroj që të jap kontributin tim për hapësirën ku jetoj, për njerëzit e mi, për bashkëqytetarët e mi, për fshatin tim. Dhe besoj se nuk është e pamundur, me pak vullnet dhe pak ndihmë gjithçka mund të rregullohet, gjithçka mund të kthehet si më parë, madje akoma më mirë. Një fshatë  si fshati im është lehtë të menaxhohet, është lehtë të ndërtohet akoma më shumë është lehtë të mbahet i gjallë, me shumë pak investime, pa ndërhyrje politike, pa nxitje të nacionalizmave të cilat mund të shkatërrojnë gjithçka, me pak investim në ekonomi, por më shumë respekt dhe tolerancë për njeri tjetrin shumë lehtë fshati do të kishte një pamje më të mirë, një atmosferë më të këndshme dhe një të ardhme më të sigurt e me më shumë mundësi për tu arsimuar e punuar.
Punësimi i të rinjve duhet të bëhet në të gjithë sektorët ku numri i shqiptarëve është jashtëzakonisht i vogël, po ashtu duhet të luftohet me të gjitha mjetet e mundshme diskriminimi në baza etnike apo fetare. Punësimi konform profesionit të cilin të rinjtë e kanë do të ndikonte që ata të mos kishin arsye të lëviznin nga vendlindja e tyre. Decentralizimi sa më i madh, që do të thotë dhënia e kompetencave sa më shumë autoriteteve lokalë, rritja e aftësive vetëqeverisëse do të ndikonte poashtu që popullsia të kishte një lloj hapësire veprimi në fusha të  caktuara të cilat do ta rregullonin jetën e tyre.
Në fund mendoj se asnjë nga këto gjëra nuk është e pamundur e madje as e vështirë për tu bërë, krejt çka duhet është një vullnet politik, një plan mirë i detajuar dhe shumë punë për të implementuar. Çegrani si një fshatë i madh, me bukuritë natyrore që ka, me potencialin njerëzor, si dhe me shumë kulturë që ofron padyshim se në një të ardhme do të ishte një qytet me një pamje krejt tjetër, një vend mikpritës për turistët, një vend i të ardhmes për të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button