Hoteleritë kundër masave të Qeverisë, kërkojnë protokolle të unifikuara, do të protestojnë

Vendosja e kufizimeve të reja për punën e objekteve hotelierike shkaktoi reagime tek këta të fundit, të cilët paralajmëruan se vullnetarisht do t’i mbyllin objektet, duke vlerësuar se me të tilla restrikcione nuk do të ulet numri i të infektuarve dhe kërkuan protokolle të unifikuara, njofton Portalb.

Pas reagimeve autoritetet treguan se ata janë të gatshëm të flasin, por mendimi i ekspertëve mbetet vendimtar. Kryeministri Zoran Zaev tha se ekziston mundësi jo vetëm për të gjobitur, por edhe për të mbyllur një restorant që nuk do të respektojë masat. Atë kompetencë, siç theksoi ai, e kanë inspektoratet ose Ministria e Brendshme. Zaev kërkoi mirëkuptim për masat e reja për mbrojtje nga virusi dhe bëri thirrje që ashtu siç respektohen kërkesat e artistëve dhe të sektorëve të ndryshëm ekonomikë, të respektohet edhe mendimi dhe propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse sepse janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve, përndryshe mund të vijë deri te mbyllja e plotë e tyre.

Nga ana tjetër edhe ministri i Ekonimisë Kreshnik Bekteshi, tha se Qeveria gjithmonë e dëgjon mendimin e ekspertëve. Prandaj edhe në këtë rast, protokollet më të reja janë miratuar në propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Por, institucionet janë të gatshme t’u dalin në ndihmë hotelierëve dhe të bisedojnë me ta nëse kanë vështirësi. Tani për tani, vlerësoi Bekteshi, nuk ka numra për rënie të sektorit hotelerik. Kjo do të shihet kur do t fillojnë të zbatohen protokollet e reja.

Ndërkohë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, janë shprehur të surprizuar nga sulmet dhe kualifikimet nga ana e Odës së Pavarur të Hotelerisë duke pasur faktin se Komisioni në përgatitjen e të gjithë protokolleve deri më tani në mënyrë  ka komunikuar me të gjithë faktorët, përfshirë edhe hotelierët.

Nëpër rrjete sociale shpërndahet informata se nesër (7 tetor 2020) nga ora 14 deri në 17 është paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Qeveria në seancën e tetë i miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, sipas të cilave, së pari, do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë. Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4. Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button