Kryetari i Butelit është infektuar me KOVID-19, ditët e kaluara pati vizita të shumta nëpër shkolla e gjithandej

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski në profilin e tij në Facebook, mbrëmë ka njoftuar se është pozitiv në KOVID-19, njofton Portalb.mk.

“Edhe përskaj respektimit të përpiktë të masave, dëshiroj të ju informoj se pas simptomave të vogla që i kam pasur menjëherë kam bërë test për KOVID-19 dhe i njëjti ka dalë pozitiv”, theksoi Smilevski.

Për atë, kryetari i Komunës, apelon deri te të gjithë që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë për infektim, për këtë të jenë të gjithë maksimalisht të kujdesshëm.

“Nëse te ju ose te të afërmit tuaj i vëreni simptomat më të vogla konsultohuni me mjekët amë dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse në mënyrë të pavetëdijshme në ditët e fundit e kam vendosur ndonjërin në situatë të palakmueshme”, thotë Smilevski.

Kryetari i Komunës, ashtu siç mundet të shihet edhe në profilin e tij në Facebook, ditët e fundit ka pasur vizita të shumta, në të cilat shihet se ka mbajtur maskë mbrojtëse.

Të shtunën, më 4 tetor e ka vizituar kompaninë “Kamel Solar”.

Paraprakisht, më 3 tetor ka qenë në Shkollën Fillore Penko, bashkë me ministren e Arsimit, Milla Carovska.

Më 1 tetor, i ka vizituar të gjitha shkollat fillore të Komunës së Butelit, me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Më 30 shtator e ka vizituar një qendër tregtare në Radishan.

Ndërkaq, 10 ditë para se të infektohet ka pasur takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Transportit, Bllagoj Boçvarski, të cilët i kanë inspektuar punimet për rrugën Butel – Luboten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button