Edhe më tej më së shumti për “heshtje të drejtorisë” ankohen kërkuesit e informacioneve me karakter publik

Qytetarët, gazetarët, OJQ-të dhe të gjithë kërkuesit e tjerë të informacioneve me karakter publik edhe vazhdojnë të ankohen shpesh tek Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionin Publik për shkak të “heshtjes së drejtorisë”. Rreth 163 nga gjithsej 222 ankesa të paraqitura në Agjenci në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë për shkak të mosveprimit të mbajtësve të informacioneve për kërkesat e tyre brenda kornizës ligjore prej 20 ditësh pas pranimit të kërkesës, përkatësisht 30 ditë nëse kërkesa përmban informacion më voluminoz, transmeton Observatori Mediatik.

Në gjysmën e parë të këtij viti, ka një rënie të lehtë të numrit të ankesave të paraqitura, duke filluar nga fakti që vitin e kaluar në gjashtë muajt e parë ishin dorëzuar 235 ankesa. Sidoqoftë, “heshtja e drejtorisë” mbetet problemi kryesor për kërkuesit e informacioneve. Agjencia ka filluar me trajnimin e nëpunësve për t’iu përgjigjur me kohë kërkesave për qasje falas në informacione publike, ndërsa deri në fund të vitit do të mbahen gjithsej 20 trajnime, 8 prej të cilave do të jenë onlajn, për aftësim dhe edukim të zyrtarëve në institucione. – mbajtës të informacioneve.

Agjencia për “Meta.mk” thotë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti ata kanë mund të njohin 15 nga gjithsej 222 ankesa të paraqitura nga gazetarë ose shoqata të gazetarëve,  kurse shumica e tyre janë ankuar për mosveprimin e mbajtësve të informacioneve rreth kërkesat brenda afateve të parashikuara me ligj, megjithëse ankesat e gazetarëve dhe mediave dallonin për nga përmbajtja krahasuar me kërkuesit e tjerë të informacioneve.

“Agjencia, duke vepruar në përputhje me kompetencat e saj të shënuara në nenin 30 të Ligjit për qasje të lirë në Informacione me karakter publik, e ka respektuat dhe do të respektojë afatin e specifikuar në nenin 27 paragrafi 2 të së njëjtës, përkatësisht pas të gjitha ankesave (përfshirë përcjelljen e tyre elektronike deri te mbajtësit të informacioneve, për prononcimin e tyre për të njëjtat) ka vepruar brenda 15 ditësh nga parashtrimi i tyre nga aplikuesit “, informojnë Agjencia për mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button